KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkarkimi i Ekipit Menaxhues për Asociacionin- pas Presidencës dhe Qeverisë, BE-së i reagon edhe Vetëvendosje
Politikë

Shkarkimi i Ekipit Menaxhues për Asociacionin- pas Presidencës dhe Qeverisë, BE-së i reagon edhe Vetëvendosje

Kosova News
Kosova News 14:01 -05/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një ditë më parë ka reaguar Presidenca dhe Qeveria e Kosovës lidhur me deklaratat e bëra nga zyrtarë të Bashkimit Evropian pas shkarkimit të Ekipit menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pasi ditë më parë, Qeveria e Kosovës shkarkoi Ekipin menaxhues reagoi BE duke thënë se lirimi nga detyra i Ekipit Menaxhues për statutin e Asociacionit është në kundërshtim me marrëveshjen për dialogun.

E pas deklaratës së zëdhënësit të BE-së, Peter Stano të enjten kanë reaguar nga Presidenca dhe Qeveria, ndërkaq sot reagoi edhe shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo theksoi se deklaratat nga zyrtarë të BE-së do të kishte pasur njëfarë besueshmërie nëse do të kishte kritikuar ekipin menaxhues për propozimin e draftit antikushtetues në kundërshtim me parimet e BE-së.

“Kjo deklaratë do të kishte pasur njëfarë besueshmërie, nëse BE-ja do të kishte kritikuar ekipin e MGMT për propozimin e draftit antikushtetues, në kundërshtim me parimet e konfirmuara nga BE. Është e detyrueshme për suksesin e procesit, që BE t’iu qëndroj pas parimeve të saj”, shkruan Kusari-Lila.

This statement would have had some credibility, if EU would’ve slamed the mgmt team for proposing anti constitutional draft, contrary to the principles EU confirmed. It’s mandatory for rhe success of process, EU sticks to its own principles! @EURACTIV https://t.co/c414lyIpSj

— Mimoza Kusari ???? (@mimozakusari) May 5, 2023

Ndërkaq, të enjten Blerim Vela, shef i stafit të Presidentes Vjosa Osmani, pati një qasje më ndryshe ndaj zyrtarit të BE-së, Peter Stano, duke vënë në pikëpyetje gjykimin e tyre ndaj shkeljeve të mundshme që po bën njëra apo tjetra palë në dialog.

“Hej z. Stano”, iu drejtua Vela zëdhënësit të BE-së, “a do të dënoni edhe emërimet e organeve ilegale të përkohshme komunale në Kosovë nga qeveria e Serbisë? Kjo është një shkelje e qartë e të gjitha marrëveshjeve të Brukselit pasi Serbia duhet të shpërbëjë të gjitha strukturat e saj ilegale në Kosovë.”

“Apo, vetëm do merrni shënim edhe për këtë?”, shtoi Vela, duke marrë shkas deklaratën e Stanos se e kanë shënuar si vërejtje votën kundër të Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Po ashtu edhe Klisman Kadiu, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimi i është kundërpërgjigjur deklaratës së zëdhënësit të Bashkimit Evropian se Kosova ka vepruar në kundërshtim me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Kadiu në një postim në Facebook të enjten ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të liruar nga detyra Ekipin Menaxhues që ditë më parë prezantoi një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, nuk është në kundërshtim me marrëveshjen.

“Nga deklarata e zëdhënësit të BE-së, vihet re se ka minimum të njohurisë për atë që po zhvillohet në procesin e dialogut, por maksimum gatishmëri në nxjerrjen e deklaratave kundër Kosovës”, kishte shkruar Kadiu.

Gjithashtu lexoni:

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

Kosova News 05/05/2023 05/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
23:38 -03/08/2026
Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore
23:32 -03/08/2026
Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent
23:28 -03/08/2026
Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?