KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Britania kërkon që Asociacioni të bëhet sa më shpejt
Politikë

Britania kërkon që Asociacioni të bëhet sa më shpejt

Kosova News
Kosova News 21:28 -04/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Britania e Madhe ka mirëpritur marrëveshjet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve.

Kështu ka thënë Ushtruesja e Detyrës së Ambasadores së Britanisë së Madhe në OSBE, Deirdre Brown, në takimin e sotëm të mbajtur në Vjenë për të diskutuar raportin e Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, raporton Klankosova.tv.

Ajo ka thënë po ashtu se Britania e Madhe mbështet Kosovën e pavarur dhe sovrane, mirëpo ka kërkuar nga e njëjta që ta zbatojë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“…ne mirëpresim përparimin e konsiderueshëm që është bërë muajt e fundit në Dialogun e Normalizimit nën Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak – përfshirë Marrëveshjen e Brukselit të 27 shkurtit dhe aneksin e zbatimit të saj të negociuar më 18 mars në Ohër. Deklarata e 2 majit për personat e zhdukur është një hap i parë pozitiv, por puna për pjesët e mbetura të Marrëveshjes duhet të vazhdojë pa vonesë”.

“Është e rëndësishme që të dyja palët të angazhohen në Dialog me mirëbesim, të respektojnë angazhimet e tyre dhe të shmangin veprimet ose retorikën që mund të zvogëlojë perspektivat për një marrëveshje normalizimi gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm. Në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, ne i nxisim të dyja palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive, duke përfshirë krijimin e një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Ambasadorja Brown.

Ndër të tjera, përfaqësuesja britanike në OSBE ka thënë se Kosova për shumë vite është përballur me një sfidë unike – mungesën e një marrëdhënieje normale me fqinjin e saj Serbinë.

Kjo, sipas saj, ka implikime për stabilitetin rajonal dhe një ndikim të dëmshëm në komunitetet në të dy vendet.

Brown tha se është jetike që të gjitha palët të punojnë drejt krijimit të kushteve për një mjedis të sigurt në veri të Kosovës – një mjedis që ofron hapësirë për marrëveshje të qëndrueshme dhe prosperitet në rritje, në vend të izolimit dhe vakumit të vazhdueshëm të sigurisë.

Ajo tha se Mbretëria e Bashkuar “mbetet një mbështetëse e gjatë dhe e fortë e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran”.

Ndërkaq, theksoi se renditja e fundit e Kosovës në Freedom House dëshmon se vendi po përparon.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur një demokraci gjithëpërfshirëse, të larmishme dhe multietnike në Kosovë dhe pjesëmarrjen e saj të plotë në sistemin ndërkombëtar. Ne vlerësojmë angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Misionit [të OSBE-së, shën.red.] në punën e tij për forcimin e institucioneve të Kosovës. Përmirësimi i konsiderueshëm gjatë vitit të kaluar – i reflektuar në renditjen ndërkombëtare të Freedom House për të drejtat politike dhe liritë civile – është dëshmi e përparimit të Kosovës”, tha ambasadorja Brown në fjalën e saj.

Veç këtyre, përfaqësuesja e MB-së në OSBE vlerësoi punën e këtij misioni në monitorimin e situatës së përgjithshme të sigurisë gjatë zgjedhjeve të parakohshme komunale në veri të Kosovës më 23 prill – ndërsa theksoi se Misioni nuk kishte një rol të drejtpërdrejtë në vetë procesin zgjedhor, raporton Klankosova.tv.

“Na vjen keq për mungesën e pjesëmarrjes së partive politike serbe të Kosovës në këto zgjedhje dhe për mungesën e zgjedhjes si pasojë e serbëve të Kosovës. Raportet për presione dhe kërcënime për të mos marrë pjesë janë shqetësuese”, potencoi Ushtruesja e Detyrës së Ambasadores së Britanisë së Madhe në OSBE, Deirdre Brown. /Klankosova.tv

Gjithashtu lexoni:

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

Kosova News 04/05/2023 04/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
23:38 -03/08/2026
Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore
23:32 -03/08/2026
Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent
23:28 -03/08/2026
Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?