Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se e ka larguar nga puna, mbikëqyrësin në Qendrën Korrektuese të Dubravës, Sh.G..
Sipas njoftimit të SHKK-së ai gjatë kryerjes se detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.
Vendimi për largim nga puna thuhet se është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka”, thuhet në njoftim.


