KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjermania druan se situata në veri mund të rindizet, e vazhdon prezencën ushtarake në Kosovë
Siguri

Gjermania druan se situata në veri mund të rindizet, e vazhdon prezencën ushtarake në Kosovë

Kosova News
Kosova News 17:09 -03/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjermania po e konsideron vendosjen e ushtarëve të saj në Kosovë përmes misionit të KFOR-it si mision të suksesshëm.

Kështu së paku po konsideron Ministria gjermane e Mbrojtjes, e cila ka thënë se ushtarakët gjermanë (Bundeswehr) në Kosovë i shërbejnë stabilizimit të vendit.

Për këtë arsye, Kabineti Federal ka vendosur që pjesëmarrja e Bundeswehr-it në praninë ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë të zgjatet edhe për një vit.

Pas këtij vendimi të kabinetit federal qeveritar, i njëjti shkon në Parlament për diskutim dhe vendimmarrje.

Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë konsideron se që nga fillimi i operacionit të KFOR-it, situata në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor është stabilizuar ndjeshëm.

Në vitet e fundit, thotë kjo ministri, NATO-ja ka qenë në gjendje të reduktojë gradualisht dhe ndjeshëm forcat e saj në rajon.

“Aktualisht po zhvillohet një dialog ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve. Megjithëse republikat po afrohen ngadalë, ka ende potencial për përshkallëzim. Tensionet e vjetra mund të ndizen sërish, veçanërisht në veri të Kosovës”, thotë MM-ja e Gjermanisë, raporton Klankosova.tv.

Më tej, në arsyetimin për zgjatjen e mandatit të forcave gjermane në KFOR, thuhet se prania e Bundeswehr-it në Kosovë është ende e nevojshme “për shkak të potencialit ekzistues për përshkallëzim në rajon”.

“Kjo është arsyeja pse Gjermania do të vazhdojë të mbështesë këtë mision në kuadër të NATO-s për të siguruar ushtarakisht paqen në rajonin e Ballkanit. Ky është parakusht për zhvillimet e mëtejshme politike, sociale dhe ekonomike në Republikën e Kosovës deri në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kjo do të hapë perspektivën e anëtarësimit në BE për të dy vendet”, potencoi Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë.

Pas vendimit të kabinetit qeveritar, Bundestagu gjerman do të diskutojë në lexim të parë midis 10 dhe 12 maj dhe do të votojë në lexim të dytë më 26 maj 2023 vendimin për vazhdim të mandatit gjerman në KFOR. 

Gjithashtu lexoni:

Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital

Rrëzohet vinçi, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet

Sulmi në “Ibër-Lepenc”, Ademi: Ekspertiza e ADN-së është kryer në Prishtinë, në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Kosova News 03/05/2023 03/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 27°
43%
4 km/h
Tue
26 °C
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë
18:38 -28/07/2026
Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër
18:16 -28/07/2026
Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit
18:05 -28/07/2026
Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital
17:54 -28/07/2026
Rrëzohet vinçi, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet
17:48 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?