KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Vitia takon bordin e ri të ShSKUK-së dhe atë të deritanishmin
Shëndetësi

Ministri Vitia takon bordin e ri të ShSKUK-së dhe atë të deritanishmin

Kosova News
Kosova News 16:35 -03/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bashkë me u.d. drejtoreshën e ShSKUK-së, Narqize Arenaliu – Hoxhaj, ia uruan sot detyrën bordit të ri të zgjedhur të ShSKUK-së: Dren Boshnjaku- Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Tetore Olloni- Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës, Rrezarta Bajrami- Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Besim Demolli- Spitali i Përgjithshëm Ferizaj – në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore, Vjollca Kadolli-Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor dhe Naim Bardiqi- Ministria e Shëndetësisë.

Një ekspert i menaxhmentit shëndetësor do të zgjidhet në bazë të konkursit publik.

Të pranishëm ishin edhe anëtarët e bordit të kaluar të ShSKUK-së: Aida Rexhepi, Agreta Gecaj, Xhevat Jakupil, Mentor Sadiku, Vjollca Kadolli (e riemëruar) dhe Enver Gashi, të cilët ministri Vitia i falënderoi për punën dhe angazhimin e tyre gjatë tre vjetëve.

Ai i dëshiroi suksese bordit të sapoemëruar në angazhimin e përbashkët në të mirë të institucionit dhe në të mirë të shëndetit të qytetareve të Kosovës.

Ministri Vitia i falënderoi anëtarët e bordit të kaluar për përkushtimin dhe angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm në një situatë të vështirë siç ishte ballafaqimi me pandeminë COVID -19.

“Në fillim të punës kishim situatën me pandeminë COVID-19 që ishte një sfidë e jashtëzakonshme për sistemin shëndetësor. Duke falënderuar bordin e kaluar arritëm që me shumë punë, angazhim dhe përkushtim, t’ia dalim bashkërisht. Këta individë të jashtëzakonshëm, profesionistë shembull kanë dhënë kontribut kyç gjatë kësaj kohe dhe standardi i cili është ngritur besojmë që do të jetë ndihmesë edhe për bordin aktual për rrugën të cilën e kemi përpara”, tha me ketë rast Vitia.

Më pas, bordi i ri i ShSKUK-së mbajti mbledhjen e parë dhe me votë unanime zgjodhën si kryesues të bordit të ri të ShSKUK-së, përfaqësuesin e Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi.

Ministria Vitia njofton për hapjen e konkursit dhe prezantohen kriteret e reja për shkollimin specialistik

Gjithashtu lexoni:

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj

Ky gabim i zakonshëm me kondicionerin dëmton shëndetin dhe shumica nuk e kuptojnë fare

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e QKMF-së 2.4 milionëshe në Shtime

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Kosova News 03/05/2023 03/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
scattered clouds
27° _ 25°
45%
6 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Digjen disa vetura në parking në Breg të Diellit, nuk raportohet për të lënduar
22:59 -20/06/2025
Aksident trafiku në Deçan, lëndohen tre persona
22:48 -20/06/2025
Në kohën kur po zhvillon luftë me Izraelin, Irani goditet edhe nga tërmeti
22:16 -20/06/2025
Gjykata urdhëron kthimin e 4.4 milionë eurove, Telekomi e mirëpret vendimin
21:09 -20/06/2025
Vasfije Krasniqi tregon historinë në OKB: Drejtësia është detyrim
20:37 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?