KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çështja e personave të zhdukur, Hoti kërkon unitet të spektrit politik e medial
PolitikëSiguri

Çështja e personave të zhdukur, Hoti kërkon unitet të spektrit politik e medial

Kosova News
Kosova News 16:12 -03/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka dhënë më shumë detaje pas miratimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur në takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi në Bruksel.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo deklaratë ka një qëllim kryesor për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur nga lufta në Kosovë, ku siç u shpreh ai, për herë të parë përmes një dokumenti zyrtar, Serbia detyrohet të marrë përsipër hapjen e arkivave, përfshirë edhe dokumentet e klasifikuara mbi vendndodhjen e personave të zhdukur.

Tutje, ai ka thënë se në këtë deklaratë për herë të parë është arritur të përfshihet termi “të zhdukur me forcë”, që është tregues i qartë për krimet shtetërore të Serbisë në Kosovë, dhe nga sot, sipas tij, nuk ka më vetëm persona të zhdukur, por edhe persona të zhdukur me forcë nga shteti serb në Kosovë.

“Deklarata e miratuar është dokumenti i parë zyrtar, në të cilën, Serbia pranon krimet shtetërore ndaj popullit të Kosovës. Ju lutem referojuni Konventës Ndërkombëtare për mbrojtjen e të gjithë personave nga zhdukja me forcë, të OKB-së. Ju lutem referojuni Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe në të gjeni termin identik të njëjtë me termin e përdorur në Deklaratë. Ju lutem shfletoni internetin dhe gjeni shembuj të shteteve tjera që kanë përdorur termin e njëjtë me deklaratën tonë”, ka thënë Hoti.

“Tashmë kemi një dokument zyrtar ku theksohet urgjenca e zgjidhjes së fatit të personave të zhdukur. Tashmë kemi një dokument zyrtar ku theksohet nevoja për bashkëpunim dhe mosbllokim në gërmime në lokacione të dyshuara për varreza masive. Tashmë kemi një dokument zyrtar, në të cilin, theksohet që Bashkimi Evropian përmes Komisionit të përbashkët, do të involvohet direkt në zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur. Tashmë kemi një dokument zyrtar ku theksohet qe duhet të adresohen nevojat dhe të drejtat e familjeve të personave të zhdukur”, ka vijuar ai.

Ai ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm në këtë proces, që natyrisht se është jovalid nëse nuk fillon edhe implementimi i saj.

“Por për këtë, ne vazhdojmë të kemi nevojë për ndihmen konkrete të miqve tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, që të ushtrojnë trysninë e nevojshme ndaj Serbisë. Mbetet edhe shumë punë dhe përpjekje për t’u bërë që të arrijmë qëllimin tonë kryesor, prandaj ne do të vazhdojmë përpjekjet tona deri në zbardhjen e fatit të personit të fundit të zhdukur me forcë në Kosovë”.

Tutje, ai ka thënë se pas konfuzitetit që është krijuar në media e në opinionin publik, me anë të kësaj deklarate nuk është shfajësuar Serbia për asgjë.

Ai ka kërkuar unitet të spektrit politik e medial për një çështje kaq të ndjeshme.

“JO, nuk është shfajësuar Serbia për asgjë, por është fajësuar për krime ndaj popullit të Kosovës. Për më tepër, më indinjon fakti që disa individë flasin sikurse ne kemi qenë në ndonjë proces gjyqësor me Serbinë dhe e kemi akuzuar e paditur aq shumë, saqë tash kinse kjo deklaratë e paska liruar Serbinë nga këto akuza. JO dhe JO, nuk është bërë asnjë barazim i asnjërës palë! E habitshme në fakt kjo të thuhet nga individë që kanë ndikim të gjerë! Ku është barazuar? Kur? Si mund të barazohet diçka e pamundur? Si mund të barazohet një viktimë me një kriminel? Cili dokument në botë mund të trillojë krime inekzistente? Ju po i referoheni kinse paragrafit ‘palët pajtohen të ofrojnë të gjitha dokumentacionet në posedim të dy shteteve për të zbardhur fatin e personave të zhdukur’”, tha Hoti.

Ai ka thënë se nuk është larguar termi për “personat e zhdukur me forcë” në këtë deklaratë.

“JO, nuk është larguar termi ‘personat e zhdukur me forcë’, e keni në deklaratë veç lexojeni. Për më tepër, edhe për këtë pikë, disa individë flasin sikurse ky term paska ekzistuar diku këto 24 vite, me anë të së cilës, Kosova e paska dërmuar Serbinë nga paditë për krime dhe ne e paskemi larguar. Ku ka qenë? Kur ka qenë? Të turpshme dhe të pafalshme këto akuza pa bazë”.

Sipas tij, secila Qeveri në Kosovë ka bërë më të mirën e mundshme në raport me personat e zhdukur dhe se fajtori i vetëm për këto krime është Serbia.

“I pakuptueshëm fakti që në asnjë pikë të vetme, as kur bëhet fjalë për çështjen më të ndjeshme në vend, spektri politik dhe medial në Kosovë nuk e ka as tendencën më të vogël të krijimit të unitetit të saj. Pse gjithë kjo urrejtje patetike? Dhe për më tepër, juve që tentoni paturpësisht të përdorni këto krime për interesa ditore, siç duket po harroni që mbi kurrizin tim dhe të familjes sime, ne i kemi përjetuar për së afërmi të gjitha këto krime dhe vazhdojmë t’i përjetojmë edhe sot”, ka përfunduar Hoti.

Ndryshe, të martën e 2 majit, kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti i Serbisë Vuçiq e kanë miratuar Deklaratën për të Zhdukurit në takimin në Bruksel.

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital

Rrëzohet vinçi, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet

Kosova News 03/05/2023 03/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 27°
43%
4 km/h
Tue
26 °C
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë
18:38 -28/07/2026
Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër
18:16 -28/07/2026
Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit
18:05 -28/07/2026
Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital
17:54 -28/07/2026
Rrëzohet vinçi, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet
17:48 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?