KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aktakuzë ndaj përmbarueses në Suharekë, ngarkohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare- i dëmtoi dy bashkatdhetarë në vlerë mbi 5 mijë euro  
Siguri

Aktakuzë ndaj përmbarueses në Suharekë, ngarkohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare- i dëmtoi dy bashkatdhetarë në vlerë mbi 5 mijë euro  

Kosova News
Kosova News 14:05 -03/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurës S.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Siç thuhet në njoftimin nga Prokuroria, e pandehura S.K në periudhën kohore prej datës 27.12.2019 e në vazhdim, në Suharekë, cilësinë e personit zyrtar – përmbaruese private për territorin e Gjykatës Themelore në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën e saj zyrtare, i tejkalon kompetencat e saj me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për personin tjetër.

“E pandehura i shkakton dëm të dëmtuarve, në atë mënyrë që gjatë ndërmarrjes së aktiviteteve përmbarimore, i tejkalon autorizimet e saj duke shkelur afatin partitiv për përmbushje vullnetare të detyrimit, me ç’rast nuk i njofton paraprakisht të dëmtuarit E.M., dhe N.M., me detyrimet që i kanë, lidhur me faturën që e kishte lëshuar kreditorja S.S., vepron në kundërshtim me Ligjin për procedurën përmbarimore, ashtu që të dëmtuarve E.M., dhe N.M., që jetojnë në Norvegji, nuk i njofton asnjëherë për lëshimin urdhrit përmbarimor atakues për pagimin e shumës prej 4.498,50 euro, dhe merr konkluzionin e datës 04.11.2021 për caktimin e seancës së parë të ankandit publik për shitjen e parcelës kadastrale dhe me këtë tenton t’i dëmtojë të dëmtuarit e lartcekur,  në vlerë prej 191.000,00 euro, shumë kjo për të cilën është vlerësuar parcela kadastrale në fjalë, njëkohësisht duke pasur për qëllim që avokates S.S., t’i sjell përfitim të kundërligjshëm pasuror në vlerë prej 4.498,50 euro,  me ç’ rast i dëmton të dëmtuarit E.M., dhe N.M., në vlerë prej 5.298,50 euro (4.498,50 euro urdhri përmbarimor, 40.00 euro në emër të taksave gjyqësore për ankesë ndaj parregullsive dhe 800,00 euro shpenzimet e udhëtimit e për të gjitha këto veprime të ndërmarra nga e pandehura, të dëmtuarit kuptojnë me datë 30.03.2022 me rastin e nxjerrjes së listës poseduese në ZKK të Komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, e pandehura e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit.​ 

Gjithashtu lexoni:

Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital

Rrëzohet vinçi, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet

Sulmi në “Ibër-Lepenc”, Ademi: Ekspertiza e ADN-së është kryer në Prishtinë, në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Kosova News 03/05/2023 03/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 27°
43%
4 km/h
Tue
26 °C
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë
18:38 -28/07/2026
Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër
18:16 -28/07/2026
Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit
18:05 -28/07/2026
Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital
17:54 -28/07/2026
Rrëzohet vinçi, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet
17:48 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?