KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çfarë na ndodh kur stresohemi?
Shëndetësi

Çfarë na ndodh kur stresohemi?

Kosova News
Kosova News 11:02 -01/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Njeriu që i dha një përkufizim stresit për herë të parë, Hans Selye, u tha një ditë gazetarëve: “Të gjithë e dinë çfarë është stresi, por askush nuk e di me të vërtetë”.

Nga pikëpamja e shëndetit mendor, termi “stres” tregon ndjesinë e një shprehje emocionale të tepruar. Mund të manifestohet në formën e ankthit, shqetësimeve të gjumit, ndryshimeve në zakonet e të ushqyerit, dhimbje koke ose dhimbje muskulare.

Ky është stresi që njohim të gjithë.

Por nga një këndvështrim më I gjerë biologjik, stresi është përgjigja e organizmit ndaj çdo lloj tronditjeje, qoftë një traumë psikologjike, temperatura ekstreme, mungesë ushqimi apo prani e një predatori. Nuk ekziston një përkufizim I saktë mjekësor për stresin, por në terma biologjike ai përshkruan çfarëdolloj rreziku ndaj ekuilibrit normal të trupit.

Për t’i bërë ballë këtij rreziku, qoftë ai real apo imagjinar, trupi merr disa masa për t’u mbrojtur.

Gjaku transporton substanca kimike që rrisin vetëdijësimin, shtojnë shpeshtësinë e rrahjeve të zemrës, shpejtojnë frymëmarrjen dhe nxisin madje një gjendje euforie. Në të njëjtën kohë, funksionet jothelbësore si tretja dhe rritja ngadalësohen. Kur aktivizohet reagimi ndaj stresit, mbijetesa bëhet çështje prioritare, dhe e ardhmja kalon në plan të dytë. Është truri që nis reagimin ndaj stresit. Amigdala, zona përgjegjëse për emocionet dhe për frikën, i dërgon një mesazh hipotalamusit, duke nxitur një seri impulsesh elektrike dhe reaksionesh kimike që përgatisin trupin për të vepruar. Hapi i parë është vendosja e sistemit nervor në modalitetin “lufto ose mbathja”.

Kjo nis me dërgimin e sinjaleve për shtimin e prodhimit të adrenalinës.

Ky hormon dhe neurotransmetues hyn në rrjedhën e gjakut, duke favorizuar çlirimin e energjisë përmes rezervave të yndyrnave dhe glikogjenit të pranishme në organizëm. Në atë pikë, sheqernat në gjak arrijnë pikën më të lartë, dhe acidet e yndyrnave lëshohen në gjak për të garantuar energjinë e nevojshme në momentin e nevojës. Këto molekula më pas transportohen direkt në muskuj dhe në tru. Shpeshtësia kardiake rritet bashkë me frymëmarrjen, duke i devijuar burimet atje ku ka më shumë nevojë.

Shqisat në këtë pikë përforcohen dhe truri vendoset në gatishmëri. Ky reagim ndodh në mënyrë të njëkohshme, ndonjëherë edhe përpara se zona e vetëdijshme e trurit ta ketë përpunuar. Sipas situatës – dhe individit – këto reagime dhe këto impulse manifestohen ndryshe. Nëse arratia ose lufta nuk janë të realizueshme, futet në lojë një tjetër reagim, e njohur si “vigjilenca aversive”.

Në këto rrethana, lëvizja ndërpritet, dhe gjaku devijohet nga lëkura dhe nga skajet, në drejtim të organeve më vitale.

Në vend që të stimulojë trupin duke e përgatitur për aktivitetin fizik, ky reagim ka për qëllim që të reduktojë në maksimum humbjen e gjakut në rast prerjesh apo çarjesh. Edhe pse pjesa më e madhe e streseve që përjetojmë sot nuk ka rrezik dëmesh fizike, ky reagim ka qenë padyshim i dobishëm në të kaluarën tonë evolucionare. Reagimi varet nga rrethanat, por ka shumë gjasa që të varet nga individi, dhe studiuesit mendojnë që këto skema marrin formë në vitet e para të jetës.

Në të njëjtën kohë, aktivizohet edhe një reagim ndaj stresit, më i ngadaltë, por më këmbëngulës. Hipotalamusi lëshon një molekulë të quajtur “faktori i lëshimit të kortikotropinës” (FLK), duke nxitur një reagim biologjik i cili e vendos trupin në modalitet mbijetese.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 01/05/2023 01/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
15:44 -10/07/2026
Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve
15:38 -10/07/2026
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?