KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OKB-ja akuzon Rusinë për shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut në Ukrainë
Botë

OKB-ja akuzon Rusinë për shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut në Ukrainë

KosovaNewss
KosovaNewss 21:27 -30/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një delegacion rus i nivelit të lartë, i përbërë nga 36 ekspertë ligjorë nuk ka arritur të bindë një komision mbikëqyrës të OKB-së se qeveria ruse ka respektuar Konventën Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor.Rusia ishte një nga gjashtë vendet anëtare në konventë, që iu nënshtrua monitorimit nga Komisioni 18 anëtarësh për Eliminimin e Diskriminimit Racor.Komisioni, i cili monitoron zbatimin e konventës nga shtetet anëtare, shprehu shqetësim të thellë për “shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut të kryera gjatë konfliktit të armatosur (në Ukrainë) nga forcat ushtarake të Federatës Ruse dhe grupet private ushtarake kundër atyre të që janë të mbrojtur prej konventës, veçanërisht qytetarëve ukrainas”.Anëtari i Komisionit, Mehrdad Payandeh tha se që nga nisja e sulmit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022, komisioni ka marrë njoftime për shkelje dhe abuzime të rënda të të drejtave të njeriut, duke përfshirë “raste dhe praktika të përdorimit të tepruar të forcës, vrasjeve, torturës, përdhunimit dhe formave të ndryshme të dhunës seksuale”, që pretendohet se janë kryer nga shteti rus.Komisioni ka marrë informacion edhe për marrjen me forcë dhe zhvendosjen në Rusi të banorëve dhe fëmijëve, nga territoret ukrainase të aneksuara nga Moska apo të kontrolluara prej saj.“Ne i kemi trajtuar këto shqetësime”, tha zoti Payandeh. “Sërish, Federata Ruse nuk i komentoi këto shqetësime apo nuk dha më shumë informacion për ato”.

Në mesin e muajit prill qeveria ukrainase raportoi se më shumë se 19384 fëmijë janë marrë me forcë dhe janë zhvendosur në Rusi dhe fati i mijëra të tjerëve mbetet i paqartë.Organizatat e OKB-së dhe të të drejtave të njeriut thonë se shumë fëmijë dyshohet se u janë dhënë për birësim familjeve ruse.Në 17 mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër arresti për Presidentin rus Vladimir Putin dhe për Maria Lvova-Belovan, Komisionere e Zyrës së Presidentit rus për të Drejtat e Fëmijëve, për përfshirjen e tyre në deportimin e fëmijëve nga territoret e pushtuara në Ukrainë.Anëtarët e komisionit i bënë thirrje Federatës Ruse që të kryejë hetime të paanshme për të gjitha rastet e raportuara të abuzimit të të drejtave të njeriut të përmendura në raportin e tij.Ata po kërkojnë gjithashtu t’i jepet fund praktikës së mobilizimit të detyruar ushtarake të anëtarëve të komunitetit tatar të Krimesë.Rusia nuk ka komentuar ende raportin./VOA.

Gjithashtu lexoni:

SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasjeve me Evropën

“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s

Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së

Kallas bën thirrje për “bisedime më të thella” për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit

Lajm i keq për paqen, Irani ndërpret komunikimin me SHBA-në, bllokohet Hormuzi

KosovaNewss 30/04/2023 30/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok
14:41 -07/06/2026
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes
13:47 -07/06/2026
Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë
13:43 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00
13:38 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?