KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Javën e ardhshme pritet të hapet konkursi i ri për specializantë
Shëndetësi

Javën e ardhshme pritet të hapet konkursi i ri për specializantë

Kosova News
Kosova News 12:10 -29/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë pritet që gjatë javës së ardhshme të hap konkursin e ri për rreth 260 pozita, por që prioritet kanë specializantët për lëmin e anesteziologjisë. Ky proces do të bëhet bazuar me Udhëzimin e Ri Administrativ për shkollim specialistik i cili është miratuar para një muaji.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia deklaroi se ky konkurs për specializantë do të hapet bazuar në nevojat dhe kapacitetet infrastrukturore dhe mentoriale. Sipas tij tashmë është emëruar edhe Bordi i Shkollimit Specialistik.

“Ky Bord tanimë është emëruar dhe po presim ose brenda kësaj jave ose në javën tjetër do të hapet edhe konkursi ku janë diku rreth 250 apo 260 pozita në total…dhe natyrisht po për herë të parë sipas këtij Udhëzimi Administrativ për Shkollim Specialistik do të jenë disa faktorë të cilët do të ndikojnë në hapjen e konkurseve për specializim në lëmi të caktuara.

E para do të jetë nevojat të cilat i kemi për lëmit e caktuara, e dyta do të jenë kapacitetet infrastrukturore shumë të rëndësishme dhe e treta por jo më pak e rëndësishmja, ndoshta më e rëndësishmja, kapacitetet mentoriale që mos të na përsëritet prapë ajo që ka qenë më herët ku 1 mentor ka qenë për 12-13 specializantë… më së shumti nga të gjitha lëmit që do të ketë hapje për shkollim specialistik do të jetë lëmia e anesteziologëve”, theksoi ai.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu konsideron se nuk janë zgjedhur problemet ekzistuese për këtë shkollim dhe ky konkurs vetëm sa do të shkaktojë kaos.

Ndonëse konsideron se ka nevojë për një konkurs të tillë shkollimi, Sejdiu thekson se ekziston rreziku që sektori primar shëndetësor të mbes pa staf.

“Problemet kanë mbetur nëse nuk rregullohen problemet. A ka nevojë po ka nevojë shumë të limituar në lëmi të cilat mund të mos jenë disa prej tyre shumë atraktive por janë shumë të nevojshme për shtetin dhe një pjesë të cilat janë të nevojshme për shtetin dhe janë atraktive ky është balanci që duhet ta bëjë Bordi për Shkollim Specialistik…

Mund të shkaktojë një luhatje, një zbrazje e sektorit primar por kjo ndodh vetëm nëse MSh gjegjësisht Bordi nuk respekton kriteret që së paku 1 vit duhet të kesh përvojë pune në sektorin primar sepse vitin e kaluar kanë marr specializime edhe pas 2 javë që kanë marr diplomën që kanë qenë në kundërshtim komplet me ligjin shpresoj të mos mbizotërojë politika siç ka mbizotëruar apo nevojat politika, por të mbizotërojë rregulli dhe ligji nëse ajo bëhet do të jetë shumë të lehtë edhe të plotësohen ato vende se po, do të pësojë gjithsesi do të pësojë, por së paku dëmi të menaxhohet”, theksoi Sejdiu.

Kritika për neglizhencë për një konkurs të tillë shprehu anëtari i Komisionit parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Armend Zemaj.

Sipas tij, nevojat janë shumë të mëdha dhe për këto dy vite ndonëse shpresat ishin të mëdha asgjë nuk është bërë.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj konsideron se qeverisja aktuale ka pasur tendenca ta njollosë konkursin e specializantëve i cili ishte hapur gjatë mandatit të tij.

“Shpresa ishte që fjalët të shndërrohen në vepra, kaluan dy vite tash edhe 5 muaj të këtij viti me të njëjtën gjendje vetëm fjalë, premtime, analiza diçka që është e parëndësishme për parandalimin e ikjes së mjekëve apo plotësimin e nevojave deficitare që ka në Kosovë.

Kaluan tri vite nga shpallja e specializimeve të fundit edhe atëherë ishte 5 vite paraprake ku nuk kishte specializim dhe numri ka me qenë me kërkesa goxha të rritura që të marrim shkollim specialistik janë probleme të panevojshme të krijuara për shkak të burokracisë, ndërhyrjes besa-besa ishte edhe një njëfarë lloj tendence që të hidhet baltë mbi procesin e kaluar dhe po shihet se aq e madhe ka qenë nevoja dhe aq të mëdha janë nevojat aktuale sa që nuk është lehtë të parandalohet ikja e mjekëve, përmirësimi i kushteve”, shprehet Zemaj.

Në vitin 2020 ishin pranuar rreth 1 mijë e 500 specializantë pas një konkursi që kishte hapur Ministria e Shëndetësisë, nën udhëheqjen e ish-ministrit, Armend Zemaj. Kritikat rreth këtij procesi ishin të mëdha. Madje, edhe vetë specializantët disa herë edhe kanë protestuar. 

Gjithashtu lexoni:

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet

Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta

Gërvalla: Kosova hap “shtëpinë e përhershme” diplomatike në Londër

KQZ: Numërimi i votave të përfaqësive diplomatike mbyllet sot, po vazhdon numërimi i atyre me postë

Kosova News 29/04/2023 29/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?