KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përplasen dy familje të ish-luftëtarëve të UÇK-së! Shkak, mospajtimet për emërtimin e një rrugice në Vajnik të Skenderajt
Lajme

Përplasen dy familje të ish-luftëtarëve të UÇK-së! Shkak, mospajtimet për emërtimin e një rrugice në Vajnik të Skenderajt

Kosova News
Kosova News 22:59 -28/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy familje të ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk po arrijnë të gjejnë pajtim për emërtimin e një rrugicë në fshatin Vajnik të Skenderajt. Derisa, vëllai i dëshmorit Muhamet Musliu thotë se rrugica duhet të mbajë këtë emër, familjarët e ish-luftëtarit Bislim Imeri, tregojnë se u është miratuar nga Komuna kërkesa që rrugica të mbajë emrin e tij.

Vendimi i Kuvendit komunal të Skenderajt, që kjo rrugicë të emërtohet ‘Bislim Imeri’, nuk po u pëlqen familjes së dëshmorit të UÇK-së Muhamet Musliut, tabela me emrin e të cilit është e vendosur këtu.

Ani se edhe emri aktual është i një ish-luftëtari të UÇK-së, familjarë të dëshmorit Musliu thonë se nuk do të lejojnë që kjo rrugicë, e cila është degëzim i rrugës që tash e disa vite mban emrin e familjarit të tyre,

“Qysh në vitin 2015 është vënë emri i vëllait dëshmorë, kësaj rruge me pëlqimin e gjithë fshatit, kurse tash ka aplikuar dikush me ju ndërrua emri, me ju shkurtua një pjesë prej asaj tabele, deri këtu. Ne si familje nuk pajtohemi me këtë sepse e ka merituar emrin, e ka vendos komuna edhe pse me largua kur ka rrugë boll, neve komuna na ka shti si familje në një problem shumë të thellë”, shprehet vëllai i dëshmorit Muhamet Musliu, Fitimi.

Por, djali i Bislim Imerit, i cili ishte pjesëtar i UÇK-së, e i cili ka vdekur para dy vitesh, thotë se kjo rrugë ligjërisht nuk ka emër, dhe për këtë arsye ka bërë kërkesë në institucionet lokale, që emri i babait të tij të vendoset këtu.

“Kanë bërë shpifje, po ma largojnë emrin e vëllait. Emrin e vëllait e ka prej Durjanit, deri në Ozlim lart, këtu thirret prej Ozlimit deri në Jashanicë. Kjo rrugë nuk ka emër as të vëllait të tij, as askujt. Komuna e ka vendos në asamble e ka votuar, çka kanë bë ata e dinë. Këtë tabelë e ka qit ai [vëllai i dëshmorit] në të zezën në vitin 2015, vetëm për me i drejtua njerëzit”, shprehet djali i luftëtarit të UÇK-së, Xhevat Imeri.

Megjithëse Imeri thotë se ka mbledhur rreth 70 nënshkrime të banorëve të këtij fshati, Lut Haliti bashkëluftëtar i Muhametit, thotë se kjo rrugë duhet të mbajë emrin e tij, e jo të emërtohet ndryshe.

“Ka rrugë të tjera edhe na pajtohemi edhe Bislim Imerit, me ja vendos por ka rrugë boll, dhe besoj që edhe familja e tij pajtohet, ne gjithë jemi pajtuar që “Muhamet Musliu” të jetë emri e rrugës”.

Nga komuna e Skenderajt, në një përgjigje me shkrim kanë thënë se rruga me emrin Muhamet Musliu, vazhdon ta mbajë këtë emër, por rrugica e re e ndërtuar në këtë fshat, nuk ka pasur emërtim dhe nuk është e mundur që të ketë emër të njëjtë.

Sipas zyrtarëve të komunës, banorët e këtij fshati kanë bërë kërkesë që kjo rrugicë të emërtohet me emrin Bislim Imeri, dhe se sipas procedurave është miratuar në Kuvendin Komunal, së bashku edhe me emërtimin e 10 rrugëve të tjera.

“Në lidhje me interesimin tuaj, Komuna e Skenderajt ju njofton se nuk ka ndërruar emri i rrugës “Muhamet Musliu” në Vajnikë. Kjo rrugë vazhdon ta mbajë po këtë emër. E vërteta është se në këtë fshat është ndërtuar një rrugicë e re e cila lidhet me rrugën “Muhamet Musliu” e cila, ligjërisht, duhet të emërtohet me emër të ri dhe për këtë komuna e Skenderajt ka pranuar kërkesë nga banorë të fshatit që kjo pjesë të emërtohet. Rruga e re nuk mund të quhet me emrin që ka një rrugë e caktuar. Emërtimi i degëzimit është bazuar tek udhëzimi në fjalë, respektivisht neni 6, pikat 1.2.1.2 dhe 1.2.1.3. Pas kërkesës së palës, me numër të protokollit 01-015/010031872/21, për emërtimin e kësaj rruge, sipas procedurave ligjore, nga disa banorë të fshatit Vajnikë, Kuvendi Komunal ka marrë vendim për emërtimin e këtij degëzimi, që lidhet me rrugën “Muhamet Musliu”, dhe po në këtë mbledhje, përveç kësaj rruge janë emërtuar edhe 10 rrugë të tjera, në mesin e të cilave janë emërtuar rrugë me emra të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Komunës së Skenderajt.

Gjithashtu lexoni:

Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

Kosova News 28/04/2023 28/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike
15:22 -03/08/2026
Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit
14:41 -03/08/2026
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta
13:48 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?