Policia e Kosovës njofton se mbrëmë në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për dy raste vjedhjeve.
Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari A.R., 23 vjeçar, dyshohet se në fillim të muajit mars të këtij viti kishte vjedhur dy markete të ndryshme.
“Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 2 raste të vjedhjeve”, thuhet në njoftimin e Policisë.


