Policia e Kosovës njofton se një shtetase amerikane ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një e dyshuar, e cila thuhet se ka probleme mendore.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:00, në rrugën “Tringë Smajli” në Prishtinë.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.
“Viktima femër shtetase amerikane ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuar femër kosovare. E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe e njëjta ishte me të meta mentale. Viktimë është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.


