Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se në mbledhjen e Qeverisë sot u ndanë 600 mijë euro për vendosjen e sistemit për mbikëqyrjen e hallkave elektronike që do t’i vendosen dhunuesve.
Haxhiu përmes një statusi në rrjetin social në rrjetin social në Facebook ka shkruar se më 1 korrik 2015, ka hyrë në fuqi Ligji për Mbikqyrjen Elektronike.
“Pavarësisht hyrjes në fuqi, asnjëherë nuk ka pasur përpjekje për zbatimin e tij. Viktimat e dhunës do të jenë më të mbrojtura dhe më të sigurta kurse dhunuesit do të jenë të monitoruar për të parandaluar përsëritjen e njëjtë të veprës së dhunuesit ndaj viktimës ose rastet me fatalitet”, ka thënë Haxhiu.


