Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, sot priti në takim ambasadorin Tomáš Szunyog, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë me bashkëpunëtorët e tij.
Në këtë takim u diskutuan çështje të rëndësishme për PK-në dhe zyrën e BE-së dhe të dy palët u zotuan për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes për Policinë e Kosovës dhe zyrën e BE-së në Kosovë.
Po ashtu, gjatë këtij takimi ambasadori Szunyog uroi Hoxhën për marrjen e detyrës së re si drejtor i Policisë së Kosovës.


