Policia e Kosovës njofton se Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të automjeteve për bartjen e udhëtarëve.
Në njoftim bëhet e ditur se që nga data 13 prill 2023 deri më sot, në kuadër të këtij plani, janë shqiptuar 20 gjoba.
“Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njoftimin e policisë.


