KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Flet kryetari i FBK-së, Arben Fetahu pas ankesa të klubeve për kurdisje
Sport

Flet kryetari i FBK-së, Arben Fetahu pas ankesa të klubeve për kurdisje

Kosova News
Kosova News 21:05 -22/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, është deklarua për dyshimet se ka pas kurdisje në disa ndeshje të basketbollit ku ka thënë ka kërkuar që rasti të zbardhet nga autoritetet e vendit.

Sipas Fetahut kjo kërkesë e tij drejtuar organeve të rendit është për ta ruajtur integritetit garave që janë nën organizimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

“Kam kërkuar që rasti të zbardhet nga autoritetet e vendit, me qëllim të parandalimit të fenomeneve të tilla në të ardhmen, duke shprehur përkushtimin tonë për garantim integritetit të palëkundur të garave të saj dhe njoftim të të gjitha rasteve të njohura e potenciale të keqpërdorimeve, manipulimeve apo kurdisjeve potenciale tek organet kompetente, pa asnjë përjashtim dhe kufizim, duke qenë se veprimet e papërgjegjshme të individëve të caktuar mund ta dëmtojnë në mënyrë të pariparueshme imazhin dhe renomenë e sportit të basketbollit në vendin tonë”, ka deklaruar Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin plotë të Kryetarit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahut.

Gjatë pasdites së ditës së enjte kemi marrë informatë që dy nga tre referët e deleguar për ndeshjen në fjalë kanë pasur një takim të paautorizuar me persona të tretë, pa njoftim dhe informim të FBK.

Me të konfirmuar informatën për këtë kontakt të paautorizuar, përkundër faktit që nuk kemi pasur kurrfarë dëshmie për ndonjë keqpërdorim potencial, FBK-ja i ka ndërruar nominimin, me qëllimin që të shmangim çfarëdo mundësie të ndikimit apo manipulimit të rezultatit të ndeshjes dhe ruajtjes së integritetit të garës sonë elitare, i cili ka qenë dhe vazhdon të jetë i pandikuar nga faktorë negativë të jashtëm.

Në emër të Federatës së Basketbollit të Kosovës kam njoftuar zyrtarisht Këshillin Kombëtar për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive tjera Negative në Sport për këtë ngjarje dhe kam kërkuar që rasti të zbardhet nga autoritetet e vendit, me qëllim të parandalimit të fenomeneve të tilla në të ardhmen, duke shprehur përkushtimin tonë për garantim integritetit të palëkundur të garave të saj dhe njoftim të të gjitha rasteve të njohura e potenciale të keqpërdorimeve, manipulimeve apo kurdisjeve potenciale tek organet kompetente, pa asnjë përjashtim dhe kufizim, duke qenë se veprimet e papërgjegjshme të individëve të caktuar mund ta dëmtojnë në mënyrë të pariparueshme imazhin dhe renomenë e sportit të basketbollit në vendin tonë.

Njëkohësisht, në emër të FBK-së i kam njoftuar edhe kryetarët e katër ekipeve pjesëmarrëse të kësaj faze të garës për ngjarjen dhe për arsyet e ndërrimit të nominimit për ndeshjet në vijim, ndërsa nga organet e FBK kam kërkuar vigjilencë të shtuar në ndeshjet në vijim për të garantuar kushte të barabarta të garimit në terrenet e basketbollit.

Gjithashtu lexoni:

Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi

Shqipëri: Vdes kosovari që u godit në “Rrugën e Kombit”, edhe shoferja e dyshuar është nga Kosova

Spanja dhe Belgjika nisin aventurën në Botëror, vëmendja te yjet e mëdhenj

Vdes futbollisti 24 vjeçar nga Gjakova

Zbriti nga autobusi, gruaja nga Kosova vdiq pasi u godit nga automjeti duke kaluar autostradën në Shqipëri

Kosova News 22/04/2023 22/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Trump mbërrin në Evropë për samitin e G7
17:37 -15/06/2026
Spektakël delfinësh në Karaburun-Sazan, mahniten turistët
17:27 -15/06/2026
Pritën semaforin jeshil për të festuar, tifozët japonezë tërheqin sërish vëmendjen për disiplinën e tyre (VIDEO)
17:22 -15/06/2026
​“Nuk jemi Republikë Bananesh!” – Netanyahu nervozohet pas marrëveshjes së paqes
17:12 -15/06/2026
Vance: Marrëveshja ShBA–Iran u firmos në formë elektronike të dielën
17:05 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?