KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiç dhe Orban vëzhgojnë stërvitjet ushtarake në Serbi
Rajon

Vuçiç dhe Orban vëzhgojnë stërvitjet ushtarake në Serbi

Kosova News
Kosova News 20:06 -22/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Liderët populistë të Serbisë dhe Hungarisë kanë vëzhguar stërvitjet ushtarake në Serbi më 22 prill, ku janë shfaqur armë vdekjeprurëse. Këto stërvitje ushtarake u mbajtën në kohën kur lufta në Ukrainë po vazhdon dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor po përballet me tensione.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, arriti në Serbi në një vizitë të paparalajmëruar. Ai u mirëprit nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, që tha se ishte i lumtur që “edhe një herë të mirëpres një mik të madh të Serbisë”.

“Raportet serbo-hungareze janë në nivelin më të lartë në historinë e shteteve tona”, shkroi Vuçiç në Instagram.

Të dy liderët mbajnë lidhje politike dhe ekonomike me Rusinë, pavarësisht agresionit të Moskës në Ukrainë. Raportet e tyre me Moskën kanë qenë shkak i mospajtimeve me shtetet evropiane dhe Shteteve të Bashkuara.

Edhe pse Serbia zyrtarisht kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, Vuçiç ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë, apo që publikisht të dënojë luftën në Ukrainë.

Edhe pse Hungaria është anëtar i BE-së dhe NATO-s, Orban ka kritikuar sanksionet ndaj Moskës, që lidhen me luftën. Qeveria e tij po ashtu ka thënë se nuk do të arrestonte presidentin rus, Vladimir Putin, nëse ai do të hynte në Hungari, pavarësisht se ndaj liderit rus ka një urdhërarrestim të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime të pretenduara të luftës në Ukrainë.

Stërvitjet ushtarake të së shtunës u mbajtën në një aeroport ushtarak në periferi të Beogradit. Në këto stërvitje u shfaqën avionët luftarakë të prodhimit rus, MiG-29 dhe helikopterët Mil, por edhe sistemet kundërajrore ruse dhe dronët, që Serbia ka pranuar së fundi.

Rritja e arsenalit ushtarak të Serbisë ka rritur shqetësimet në mesin e disa shteteve fqinje, që kanë shprehur frikën se mund të kërcënohet paqja e brishtë në rajonin që ishte mbërthyer nga luftëra të përgjakshme në vitet ’90.

Vuçiq tha se komandantët ushtarakë serbë po shikojnë se si po zhvillohet lufta në Ukrainë dhe po planifikojnë blerjet e ardhshme të pajisjeve ushtarake, në përputhje me rrethanat.

“Serbia, asnjëherë në historinë e saj nuk ka pasur ushtri më të fortë”, tha Vuçiç.

Stërvitjet ushtarake u mbajtën një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës, shtet që ka shpallur pavarësinë më 2008. Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Mbajtja e zgjedhjeve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, kanë rritur frikën për incidente të mundshme. Partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, nuk merr pjesë në këto zgjedhje dhe ka bërë thirrje për bojkotimin e tyre.

/rel

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 22/04/2023 22/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?