Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në përditësimin e fundit lidhur me COVID-19, ka njoftuar se kanë realizuar 57 testime prej të cilave, 9 raste janë konfirmuar me COVID-19.
Derisa 42 raste janë aktive me coronavirus.
Sipas njoftimit, janë shëruar tre persona. Kurse, shtatë të tjerë janë të hospitalizuar.
Që nga paraqitja e rasteve të para në Kosovë, 273 mijë e 859 persona janë konfirmuar me COVID-19, prej të cilëve 3 mijë e 216 persona kanë vdekur.


