KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Musliu: Lista Serbe ndërmjetëson Vuçiqin me klanin kriminal Radojçiq-Veselinoviq, po i frikësojnë serbët para zgjedhjeve
Lajme

Musliu: Lista Serbe ndërmjetëson Vuçiqin me klanin kriminal Radojçiq-Veselinoviq, po i frikësojnë serbët para zgjedhjeve

KosovaNewss
KosovaNewss 22:26 -21/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rreziku për përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës mbetet i madh, veçmas këtë të diele kur mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat me shumicë serbe. Lista Serbe i ka bojkotuar këto zgjedhje, derisa ka bërë thirrje për bojkot nga të gjithë serbët, teksa kërcënimet e grupeve kriminale për të gjithë ata që kanë shprehur vullnet për të dalë në kutitë e votimit sa vjen e shtohet.

Eksperti i sigurisë Agim Musliu në një intervistë për transmetuesin publik, ka thënë se që nga fillimi i krijimit të saj, Lista Serbe, e ka luajtur rolin e Kalit të Trojës dhe e ka qëllimin për të qenë destruktive në raport me institucionet e Kosovës.

Ai ka thënë se Lista Serbe është në shërbim të Vuçiqit dhe krahut të Putinit, por ka thënë se ajo është vetëm ndërmjetësuese e klanit kriminal të Milan Radojçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit.

“…më shumë bëjnë presion grupet kriminale sepse nuk kanë asnjë obligim ligjor ndaj qytetarëve por kanë vetëm obligim ndaj urdhërdhënësit të tyre Vuçiq, i cili më pas i shpërblen me para. Presidenti serb haptas e mbron klanin kriminal të Radojqiqit dhe Vesilinoviqit që janë të shpallur edhe nga SHBA personalitete në kërkim. Këta dy kryekriminelë janë urdhërkryerës të Vuçiqit në terren. Së fundmi janë shpërblyer me 960 milionë euro tender me ndërtimin e rrugëve brenda Serbisë, por si kundërshpërblim duhet të kryejnë obligimet e veta në terren e sidomos në Kosovë, që të mos lejojnë daljen e njerëzve në zgjedhjet në veri. Lista Serbe është vetëm ndërmjetësues ndërmjet klanit kriminel dhe Vuçiqit në planin politik”, ka theksuar Musliu.

- Reklamë -

Ai ka thënë se institucionet e sigurisë janë të cunguara shumë në veprim nga presionet nga jashtë, për shkak të një procesi politik që ka filluar që një kohë. “Në asnjë rrethanë nuk pritet që ne të veprojmë si këta, sepse ne jemi shtet. Ne nuk guxojmë t’ia lejojmë vetes të marrim masa radikale. Duhet të marrim masa aq sa na duhet për të parandaluar një fenomen negativ apo kundërligjor, jo më tepër”, ka shtuar Musliu.

Ai ka thënë se Radojçiq e Veselinoviq nuk mund të sillen lirshëm në veri, por munden që në periudha të shkurta kohore në bashkëpunim me grupet lokale atje të hyjnë nga rrugë dytësore, por më pas të tërhiqen sërish në hotelet e tyre luksoze në Kopaonik.

Sa i përket zgjedhjeve të së dielës ai ka thënë se grupet kriminale atje mund të përgatisin skenar të ndryshëm, qoftë ndonjë protestë, bllokadë apo edhe ndonjë veprim më të dhunshëm. Tutje Musliu ka thënë se qytetarët serbë në veri nuk kanë frikë nga shqiptarët, por nga grupet kriminale serbe.

“Ka të tillë  që e kanë guximin të dalin në zgjedhje dhe sigurisht se do të dalin, por mendoj se ata do të ballafaqohen sërish me dhunën. Këto banda kriminale po thuajse e kontrollojnë jetën në tërësi atje. Kur bie terri as komshiu te komshiu nuk guxon të hyjë në oborr sepse mund të vritet. Pra aq shumë janë të frikësuar njerëzit atje. Nuk janë të frikësuar nga ne por nga këto banda kriminale”, është shprehur Musliu.

Ai ka thënë se në kohën e barrikadave në veri kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarë të grupit Wagner, por tani nuk dihet nëse janë ende atje.

“Për momentin nuk kam informata se janë këndej. Për disa formacione tjera si Brigada e Veriut dhe grupe tjera kriminale kemi informata, por për grupin Wagner në kohën e barrikadave kanë qenë prezentë”, ka thënë tutje Musliu.

Gjithashtu lexoni:

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

Mbyllja e Evropës: Gjithnjë e më pak hapësirë ​​për migrantë

Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punimet

Publikohen çmimet e derivateve për sot

KosovaNewss 21/04/2023 21/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sat
20 °C
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C

Lajmet e Fundit

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike
21:59 -06/06/2026
Luan Aliu falënderon qytetarët për mbështetjen: Shihemi nesër pas orës 19:00 për të festuar fitoren që e ndërtuam bashkë
21:51 -06/06/2026
KQZ-ja sqaron rastin e raportuar në New York: Shënimet nuk ishin vendosur në derën e Konsullatës së Kosovës
20:37 -06/06/2026
Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?