Volodymyr Zelensky është takuar gjatë ditës së sotme me zyrtarë të mbrojtjes dhe inteligjencës si dhe me presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i cili po viziton Kievin.
Në lidhje me takimin ushtarak, ai deklaroi se “ne po analizojmë vazhdimisht dhe me kujdes rrjedhën e luftës, zonat më të nxehta dhe të gjitha të rrezikshme”.
“Vija e parë është prioriteti numër një. Po përgatisim aktivisht brigada dhe njësi të reja që do të shfaqen në front. Çështja e ofrimit, trajnimit dhe integrimit të tyre në planin e përgjithshëm të mbrojtjes – ne shtojmë detaje thelbësore çdo herë gjatë mbledhjes së stafit”, pohoi presidenti ukrainas.
Në lidhje me bisedën me presidentin e BERZH-it, lideri ukrainas pohoi se “çdo investim tani, çdo punë e kursyer apo krijuar në Ukrainë, çdo projekt ekonomik i zbatuar është gjithashtu mbrojtje. Dhe kur bëhet fjalë për mbrojtjen, shpejtësia është vendimtare”, tha ai.


