KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tërnava: Braktisja e vendit nuk është zgjidhje, e kemi obligim angazhimin për shtetin
Politikë

Tërnava: Braktisja e vendit nuk është zgjidhje, e kemi obligim angazhimin për shtetin

Kosova News
Kosova News 12:22 -21/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Besimtarët myslimanë në Kosovë po festojnë sot festën e Fitër Bajramit.

Manifestimi qendror për këtë festë në vend u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë ndërsa u përcollën mesazhe paqeje, për angazhim në të mirë të Republikës dhe thirrje për të mos braktisur vendin.

Në mesazhin e tij pas faljes së Bajramit të Madh, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, foli edhe për braktisjen e vendit nga të rinjtë dhe ekspertët e fushave të ndryshme.

Sipas Tërnavës braktisja nuk është zgjidhje dhe se qëllimi kryesor në jetë nuk është vetëm ana materiale. Ai tha se e kemi obligim ta ndërtojmë vendin.

“Braktisja e vendit nuk është zgjidhje e duhur, sidomos nga të rinjtë dhe ekspertët tanë. Jeta në këtë kohë nuk ka për qëllim kryesor e mision vetëm anën materiale. Dashtë Zoti vendi ynë me angazhimin tonë të bëhet vend ku jetohet e punohet me dinjitet. Vendi ynë merr peshë e kuptim vetëm me bijtë e bijat e saj atëherë kur i kemi shtëpitë tona plot, me bijë e bija, me nipa e mbesa, kur çerdhet e shkollat t’i kemi në funksion të edukimit e mësimit se në të kundërtën i mbetemi borxh vendit dhe brezave që vijnë. E kemi obligim ta duam dhe ta ndërtojmë vendin”, tha Tërnava.

Gjatë fjalës së tij, Tërnava deklaroi se të gjithë e kemi obligim angazhimin për shtetin e Kosovës në mënyrë që vendi të bëhet më i mirë.

Ai u shpreh se falë sakrificës shekullore të popullit erdhi liria dhe pavarësia por tashmë mbetet tek brezat aktualë që Kosova të jetë Republika ku duan të jenë të gjithë kategoritë e shoqërisë.

“E kemi obligim që ta ruajmë dhe ngremë vendin tonë aty ku e meriton ai. Ka dashur Zoti që tash e disa vite vendi ynë është i lirë dhe i pavarur, mirëpo është obligim ynë që vendin tonë ta ndërtojmë e ta bëjmë me persepektivë, një vend ku jetohet me dinjitet, ku fëmijët tanët rriten të sigurtë e të marrin edukim e arsim cilësor, një vend ku sigurohet vende pune e jetë të dinjitetshme për bijtë e bijat tona… Falë sakrificës shekullore të popullit tash e sa kohë shtetin tonë e kemi realitet, por si qytetarë të këtij vendi e kemi obligim që ta bëjmë më të mirën për vendin tonë, që ta bëjmë atë të jetueshëm për të gjithë kategoritë e shoqërisë”, vijoi Tërnava.

Ai tha se Bajrami i Madh sjellë gëzim e lumturi në shpirtin dhe zemrën e besimtarit pas një muaj agjërimi në Ramazan.

“Festa e Fitër Bajramit bart në vete gëzimin, harenë, lumturinë dhe çiltërsinë në shpirtin dhe zemrën e besimtarit. Të gjithë besimtarët gjithandej globit me plot arsye sot festojnë, urojnë e përgëzojnë ngase për një muaj rresht me bindje e përkushtim kanë zbatuar urdhrin e krijuesit të gjithësisë, duke agjëruar në muajin Ramazan, muajin Ramazan të cilin sapo e lamë pas me mirësi e begati të tij si asnjë muaj tjetër”, deklaroi Tërnava.

Tërnava shtoi se mësimet e porositë gjatë muajit Ramazanit duhet të na shoqërojnë edhe muajve të tjerë.

Sipas tij, në krye të këtyre mësimeve është kujdesi ndaj familjes, vlerë që sipas Tërnavës, duhet ruajtur me xhelozi.

“Vetëm një familje e shëndoshë dhe e edukuar mirë është themeli për një komunitet e shoqëri me vlera e parime fisnike. Familja tek populli ynë në vazhdimësi ka qenë institucioni më i besuar dhe më i çmuar vlera këto të cilat duhen trasuar e ruajtur me xhelozi dhe duhet kultivuar ato te brezat e rinj”, vijoi Tërnava. 

Gjithashtu lexoni:

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Kosova News 21/04/2023 21/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet si në kohën e Millosheviqit
22:51 -02/08/2026
Haxhiu: Dyshimet për një varrezë të dytë masive, rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe dëshmi se drejtësia ende nuk është përmbushur
22:23 -02/08/2026
Zbulohet një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore
21:18 -02/08/2026
Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë
19:59 -02/08/2026
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, mohim i krimeve
19:54 -02/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?