KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla me homologun suedez, Billstrom flasin për anëtarësimin e Kosovës në KE dhe në BE
Politikë

Gërvalla me homologun suedez, Billstrom flasin për anëtarësimin e Kosovës në KE dhe në BE

Kosova News
Kosova News 15:05 -20/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pas takimit me homologun e saj suedez, Tobias Billstrom, ka thënë se kanë zhvilluar një bisedë të gjatë dhe miqësore.

“Unë Ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë i cili ka ardhur edhe në funksionin e tij si përfaqësues i presidencës së BE-së, presidencës suedeze të Këshillit Evropian, e mirëprita sot në Aeroportin e Prishtinës. Patëm një bisedë të gjatë dhe miqësore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Është një ditë shumë e rëndësishme për ne të kemi këtu presidencës suedeze pikërisht sot, kur dje jemi kthyer nga Strasburgu  ku është finalizuar përmes nënshkrimit të Parlamentit Evropian, të Këshillit dhe të raportuesit liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, u shpreh ajo.

Ajo tha se bashkë me ministrin Billstrom kanë diskutuar rreth zhvillimit të Kosovës.

“Biseduam me ministrin Billstrom  natyrisht edhe rreth zhvillimit të Kosovës, biseduam për faktin që në Suedi kemi një mërgatë shumë aktive të integruar mirë e cila jo vetëm që është pjesë integrale e shoqërisë e vendit tonë, por kontribuon në mënyrë shumë intensive edhe në shtetin ku ndodhet, pra në Suedi, në të gjitha fushat, si në ekonomi, si në arsim, ashtu edhe në fushat e kulturës së sportit dhe të gjitha fushat e tjera”, tha ajo.

- Reklamë -

Gërvalla u shpreh se mërgata jonë në Suedi, është siç u shpreh ajo, ura më e mirë që lidh Suedinë dhe Kosovën.

“Ne mendojmë që mërgata jonë në Suedi është ura jonë më e mirë që lidh Suedinë dhe Kosovën. Suedia ka qëndruar vazhdimisht në krahë të Kosovës, si para fillimit të luftës, ashtu edhe gjatë luftës, por sidomos pas përfundimit të luftës në rindërtimin e Kosovës dhe në njohjen e pavarësisë dhe në ndihmë të shtetit të Republikës së Kosovës, Suedia ka qenë gjithmonë prezente”, u shpreh tutje ajo.

Sipas saj, Suedia ka një plan afatgjatë rreth bashkëpunim me Kosovën.

“Diskutuam edhe bashkëpunimin që do të kemi në të ardhmen, pra jo vetëm atë të së kaluarës,  sepse Suedia ka një plan afatgjatë rreth bashkëpunim me Kosovën dhe ky plan parasheh mundësi të shumta se si dy vendet tona do të mund ta nxisin dhe intesifikojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat”, tha ajo.

Gërvalla tha se në takim me Billstrom folën për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Biseduam edhe rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillim e Evropës, siç e dini Kosova ka aplikuar në Këshillin e Evropës gati një vit më parë. Janë kryer disa prej procedurave të  rëndësishme të parapara me statutin dhe me rregullat e Këshillit të Evropës dhe ndërkohë kërkesa jonë pritet që në një kohë jo të largët të kalojë më në fund nga Këshilli i Ministrave, në Asamblenë Parlamentare, e cila është institucioni i cili do të duhej të verifikonte plotësimin e standardeve dhe të kushteve nga ana e Kosovës”.

“Ne jemi shumë optimist për një proces fer ndaj Kosovës dhe shpresojmë dhe presim që së shpejti të kemi lëvizje edhe në këtë drejtim. Ne jemi të gatshëm për të plotësuar të gjitha kushtet dhe kërkojmë vetëm një anëtarësim meritor”, u shpreh tutje ajo.

Ministri i Jashtëm i Suedisë nis takimet në Kosovë, pritet fillimisht nga ministrja Gërvalla

Gjithashtu lexoni:

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kosova News 20/04/2023 20/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?