Edhe këtë të enjte ka vazhduar vendosja e kontejnerëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të Kosovës.
Tashmë është vendosur kontejneri i dytë në Zherovnicë të Zveçanit. Njëri prej kontejnerëve është vendosur të mërkurën.
Këta kontejnerë do të përdoren si qendra votimi për procesin zgjedhor që do të mbahet këtë të diel, më 23 prill.
Po ashtu, kontejnerët tashmë kanë filluar të vendosen edhe në rrugën Mitrovicë-Jarinje.
Gjatë vendosjes së kontejnerëve, zyrtarë të Policisë së Kosovës shihen duke ruajtur rendin dhe sigurinë në veri të vendit.


