KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përdhosja e flamurit nga hoxha dhe sulmi ndaj gazetarit, Tërnava: BIK-u kujdestar i shprehjes së lirë, flamuri është shenjtëri në fenë islame
Politikë

Përdhosja e flamurit nga hoxha dhe sulmi ndaj gazetarit, Tërnava: BIK-u kujdestar i shprehjes së lirë, flamuri është shenjtëri në fenë islame

Kosova News
Kosova News 13:55 -20/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, të enjten kur dha mesazhin me rastin e festës së Fitër Bajramit, u pyet edhe për sulmin ndaj gazetarit, Valon Syla dhe për çështjen e flamurit kombëtar.

Duke cituar librin e shenjtë Kur’anin, se nuk ka dhunë në fe, Tërnava tha se nga kjo kuptohet se feja islame lufton çdo formë të dhunës.

Ai tha se BIK-u do të jetë kujdestare e fjalës së lirë, si dhe dënoi sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

“Islami, por edhe vetë Bashkësia Islame e Kosovës ka qenë në vazhdimësi, është dhe do të jetë kundër çdo lloj dhune, në veçanti asaj fizike, që është e padrejtë që të përdoret ndaj kujtdo qoftë ai. Bashkësia Islame e Kosovës në vazhdimësi do të përkrahë, do të jetë kujdestare e shprehjes së lirë, e fjalës së lirë”, tha ai , duke shtuar se BIK respekton mendimin ndryshe dhe dënon çdo akt të dhunës, edhe atë të gazetarit Syla.

Ndërsa, për flamurin kombëtar, Tërnava u shpreh se ai është shenjtëri.

Tërnava potencoi se flamuri ka qenë, është dhe mbetet simbol identifikimi i përkatësisë sonë kombëtare.

“Unë jam myfti i Republikës dhe gjithherë bazohemi edhe në librin tonë të shenjtë, në Kur’anin famëlartë. Flamuri është një shenjëtri në fenë islame, sepse pyetja bëhet në aspektin fetar, është një shenjtëri, ku edhe vetë edhe luftërat, të cilat i ka zhvilluar Muhamedi A.S. në kohën e tij para 1400 vjetësh, i ka dhënë vlerë të jashtëzakonshme flamurit dhe nën flamurin pra është bërë edhe lufta kundër kundërshtarëve. Andaj, flamuri ka qenë, është dhe mbetet simbol identifikimi i përkatësisë sonë kombëtare, të cilin duhet ngulitur thellë me zemrën, shpirtin dhe mendjen tonë”, tha ai, duke shtuar se është një pasqyrë në të cilën ne e shohim veten.

Kujtojmë që, ditë më parë gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht pasi ka komentuar dhuratën që i është bërë hoxhës Mazllam Mazllami në Prizren.

Ndërsa për çështjen e flamurit, imami i tashmë i pensionuar Mazllam Mazlllami në një video të publikuar në rrjetet sociale, e ka quajtur leckë flamurin kombëtar.

Për këto dy raste ka pasur reagime të shumta nga shoqëria civile.

Gjithashtu lexoni:

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, mohim i krimeve

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Sot moti kryesisht me diell dhe i nxehtë

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kosova News 20/04/2023 20/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet si në kohën e Millosheviqit
22:51 -02/08/2026
Haxhiu: Dyshimet për një varrezë të dytë masive, rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe dëshmi se drejtësia ende nuk është përmbushur
22:23 -02/08/2026
Zbulohet një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore
21:18 -02/08/2026
Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë
19:59 -02/08/2026
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, mohim i krimeve
19:54 -02/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?