Policia e Shqipërisë ka vendosur ta ekstradojë për në Turqi, turkun Faruk Ozer, ish-shefin ekzekutiv të platformës Thodex, që akuzohet për mashtrim me kriptovaluta.
Ozer akuzohet se ka mashtruar mbi 391 mijë qytetarë, duke bërë një dëm afro 2 miliardë dollarë.
Ozer ishte kapur më 30 gusht të vitit të kaluar në Himarë.
Ai është shpallur në kërkim nga autoritetet turke. Së fundi edhe Gjykata e Lartë në Shqipëri refuzoi apelin e 29-vjeçarit ndaj ekstradimit në Turqi.
turk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit në vitin 2021, kishte lëshuar urdhër arresti ndaj tij, per veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”. Mëngjesin e sotëm, specialistët e Interpol Tiranë, ata të Forcës Elitë RENEA dhe shërbimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, shoqëruan në Rinas dhe i dorëzuan homologëve të Interpol Ankarasë, shtetasin F. O., 29 vjeç, me qëllim ekstradimin e tij drejt Turqisë. Shtetasi F. O. ishte i shumëkërkuar ndërkombëtarisht, pasi akuzohet se nëpërmjet platformës së shkëmbimit të kriptomonedhave, ka mashtruar rreth 391 000 anëtarë të kësaj platforme dhe ka përfituar rreth 2 miliard dollarë. Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Lartë e Stambollit në vitin 2021, ka lëshuar urdhër arresti, per veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”. Si rezultat i bashkepunimit të Interpol Tiranës me Interpol Ankaranë, u bë i mundur arrestimi i shtetasit F. O., në Shqipëri, në kuadër të operacionit “Brain”, dhe më pas finalizimi i procedurave me ekstradimin e tij drejt Turqisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.


