KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeparlamentari Konjufca: Asociacioni s’duhet pranuar pa ardhur njohja nga Serbia
Politikë

Kryeparlamentari Konjufca: Asociacioni s’duhet pranuar pa ardhur njohja nga Serbia

Kosova News
Kosova News 11:03 -20/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova nuk ka kurrfarë obligimi për formimin e Asociacionit pa u arritur njohja de-facto nga Serbia.

Këto komente Konjufca i bëri para fillimit të seancës së sotme të Kuvendit.

Ai ka thënë se Kosova nuk duhej të bëjë asnjë hap pa u realizuar njohja nga Serbia.

“Kjo ka lidhje me këtë procesin negociator në të cilin Kosova tashmë është pjesë dhe krejt çka ka mbet është që pritet takimi i 2 majit që të sqarohet edhe kjo fazë në të cilën jemi. Unë mendoj që në dy binarë është e ndërtuar marrëveshja. Binari i parë është njohja de-facto nga ana e Serbisë ndërsa binari i dytë është Asociacioni të cilin Kosova, qeveritë e mëparshme dhe një mazhorancë e mëparshme në vitin 2013 e ka pranuar. Kosova duhet me tregu që nuk ka kurrfarë obligimi dhe nuk duhet me bë asnjë hap, pa u realizuar binari i parë, që është njoha de-facto”, ka thënë Konjufca, transmeton EO>

Kryekuvendari nuk pret që ndonjë version i ri për Asociacionit të pranohet më 2 maj. Për këtë fajëson ekipin menaxhues të Serbisë.

“Aty qysh është e rregulluar kjo punë nga e kaluara është se ekziston një ekip i menaxhimit i cili ka pasur obligim për të ofruar një version të Asociacionit, një tashmë e ka ofruar dhe ai nuk ka funksionuar dhe nuk është pranuar, tash do ta ofrojë tjetrin. Nuk e përjashtoj se as ky tjetri nuk do të funksionoj duke parë përbërjen e këtij ekip të menaxhimit, ku është i përberë edhe nga deputetët e Serbisë. Kjo është e papranueshme për Kosovën. Nëse ky menaxhment ofron një draft i cili është sipas interesave të Serbisë, mendoj që më e udhës për Kosovën është që të shkarkohet ky menaxhment”, ka thënë ai.

Deklaratat e Konjufcës shihen edhe si përgjigje ndaj të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka thënë se deri më 2 maj pret nga Qeveria e Kosovës që të ketë një propozim për Asociacionin.

Më 2 maj, është paraparë takimi i kryeministrin Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Escobar: ShBA pret propozim konkret nga Kosova për Asociacionin deri më 2 maj

Gjithashtu lexoni:

Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE

Alarmi për bombë, Kurti: Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi, dëshmi për luftën hibride ndaj Kosovës

Kush është “Kasapi i Bosnjës”, RATKO MLADIQ për të cilin Sveçla tha se u përdor në kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës?

Sveçla: Numri nga i cili u bë kërcënimi me bombë është i lidhur me kriminelin, Ratko Mladiq

ZRRE mbaron vendimin për tregun e lirë energjetik, bizneset e kundërshtojnë

Kosova News 20/04/2023 20/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Peci publikon foto nga Mitrovica Veriore: Freski, qetësi e siguri në veri
18:03 -06/07/2025
Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE
17:31 -06/07/2025
Osmani: Loxha ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezistencës për të mos u kthyer kurrë në robëri
17:28 -06/07/2025
Izraeli dërgon ekipin në Katar për bisedime me Hamasin – a do të shohim një armëpushim në Gaza së shpejti?
16:33 -06/07/2025
Shahini i reagon kompanisë ‘Pastrimi’: Krejt fëlliqësirat e mbeturinave që presohen po rrjedhin në rrugët e lagjes Mati1
16:16 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?