KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Liberalizimi i vizave do të ketë ndikim pozitiv edhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës
Ekonomi

Liberalizimi i vizave do të ketë ndikim pozitiv edhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës

Kosova News
Kosova News 09:40 -20/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Liberalizimi i vizave për Kosovën, do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe social të Kosovës. Ekspertë të ekonomisë, vlerësojnë se qytetarët e Kosovës në aspektin ekonomik, do të kenë mundësi të kontaktit dhe forcimit të partneritetit në vendet e BE-së dhe mundësi për depërtim në treg.

Kosova ka humbur shumë mundësi të mira ekonomike e fusha të tjera, nga mos lëvizja e lirë drejt vendeve të BE-së.

Ekonomisti Muhamet Mustafa duke folur për Radio Kosovën vlerëson se kjo është një ngjarje historike për vendin dhe qytetarët e Kosovës.

Liberalizmi i vizave, sipas tij, ka efekte pozitive në shumë fusha.

“Me këtë lehtësohet komunikimi i drejtpërdrejtë dhe transaksionet biznesit, marrëveshjet, partneritetet stimulohen ndërmjet vendeve anëtare të BE-së. Është më rëndësi jo vetëm në aspektin e këmbimit të mallrave, por edhe në përgjithësi në avancimin e kërkimeve shkencore, edukimit kulturor-arsimor, sportiv, dhe komunikimi në këto fusha patjetër që ngrit nivelin në zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës”, ka thënë Mustafa. 

Edhe eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, duke folur për Radio Kosovën thotë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, ka rëndësi ekonomike, psikologjike, politike dhe gjeostrategjike.

Sipas tij, në aspektin ekonomik, do të ketë mundësi të kontaktit dhe forcimit të partneriteti, mundësi të teknologjisë, mundësi për arsim e depërtim në treg.

“Në sektorin e drurit kemi pasur humbje të mëdha gjatë eksportit, sepse kemi eksportuar produkte të gatshme, por në pamundësi të montimit dhe përcjelljes që do të shtonin vlerën e eksportit. Kjo  do të jetë një perspektivë. Shqetësuese mund të jetë që do të ketë një fluks të madh të lëvizjes dhe një sfidë për diasporën, sepse mund të ketë edhe rënie të remitancave nga diaspora në Kosovë, sepse është e pamundur që ta bartin barrën edhe të vizitave në Kosovë edhe mbajtjes së familjarëve atje”, ka theksuar ai.

Ndërkohë,  Aleanca Kosovare e Biznesit ka vlerësuar se liberalizimi do t’ia kursejë Kosovës rreth 20 milionë euro në vit. Përmes një njoftimi, në AKB kanë vlerësuar se kosovarët paguanin shumë kosto të lartë financiare kohore për të marrë një vizë biznesi, bashkim familjar, vizë turistike apo pune, derisa termini për viza kishte kosto të lartë.

Gjithashtu lexoni:

Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren

Bekë Berisha dhe Burim Ramadani mbesin jashtë Kuvendit, shkak kuota gjinore

Njëri nga të arrestuarit për krime lufte në rastin “Reçaku II” është punëtor i Postës së Serbisë nga Poneshi i Gjilanit

Përballë sfidës me qentë endacakë, organizatat vendore dhe holandeze sigurojnë 50 mijë euro për sterilizim

Mbi 23% e votave të diasporës të numëruara, prin VV-ja

Kosova News 20/04/2023 20/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren
14:16 -14/06/2026
Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe
14:00 -14/06/2026
Bajraktari: Pezullimi i hetimeve ndaj Radoiçiqit nuk nënkupton mbylljen e rastit
13:36 -14/06/2026
Bekë Berisha dhe Burim Ramadani mbesin jashtë Kuvendit, shkak kuota gjinore
13:32 -14/06/2026
Njëri nga të arrestuarit për krime lufte në rastin “Reçaku II” është punëtor i Postës së Serbisë nga Poneshi i Gjilanit
13:24 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?