KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Escobar: Me apo pa pjesëmarrjen e serbëve, ShBA do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve në komunat e veriut të Kosovës
Politikë

Escobar: Me apo pa pjesëmarrjen e serbëve, ShBA do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve në komunat e veriut të Kosovës

Kosova News
Kosova News 17:59 -19/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha sot se ShBA do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës, edhe nëse serbët [Lista Serbe] do t’i bojkotojnë ato dhe u bëri thirrje serbëve që të kthehen në institucionet e Kosovës. Ai kërkoi që të ndalen djegiet e automjeteve, pasurisë së palujtshme dhe kërcënimet ndaj komunitetit serb në veri, që nuk vijnë nga shqiptarët.

I pyetur nëse zgjedhjet lokale në veri të Kosovës do të jenë legjitime nëse serbët i bojkotojnë ato, ai tha se fakti që disa parti politike bojkotojnë zgjedhjet nuk përcakton rezultatet e zgjedhjeve dhe tha se ShBA do të njohë rezultatet e zgjedhjeve.

“I kam bërë apel serbëve që të marrin pjesë në zgjedhje. Kuptojmë shumë gjëra që ata i shohin si problematike, por sigurisht që duhet të marrin pjesë. Nëse ata nuk do të merrnin pjesë, kjo nuk do të thotë se ne nuk i mbështesim zgjedhjet. Qeveria e Kosovës ka obligim kushtetues. Do të ketë zgjedhje dhe ne do t’i njohim rezultatet dhe shpresojmë që serbët të kthehen në një moment”, tha Escobar për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”.

Ai tha se ShBA-ja po kërkon që serbët të kthehen në departamentet e policisë, sepse nuk mund të ketë një komunitet që nuk ka shërbime komunale dhe që nuk ka forcë policore.

“Kemi kërkuar që serbët të kthehen në institucione që të mos ketë arsye që shqiptarët etnikë të jenë të pranishëm atje . Kjo është një pyetje vërtet komplekse. Do të duhet një kompromis nga të dyja palët për të gjetur një zgjidhje”, tha Escobar.

Escobar theksoi se kërcënimet ndaj komunitetit serb në Kosovë duhet të ndalen “nga të gjitha anët”, në mënyrë që këta njerëz të jetojnë në një “mënyrë paqësore dhe demokratike” në një shoqëri demokratike.

“Djegia e automjeteve, pasurisë së paluajtshme dhe kërcënimet ndaj njerëzve që duan të integrohen nuk vijnë nga shqiptarët etnikë, por nga serbët, kështu që mendoj se kërcënimet ndaj komunitetit serb në Kosovë duhet të ndalen nga të gjitha anët”, tha Escobar.

Ai tha se ShBA pret që Beogradi dhe Prishtina të ofrojnë një kornizë kohore për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe propozimet fillestare për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ne presim propozime fillestare për formimin e Asociacionit, por presim gjithashtu një afat kohor për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Kjo do të thotë se të gjitha palët duhet të vijnë të përgatitura”, tha Escobar.

Duke komentuar faktin se në 10 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, Asociacioni ende nuk është formuar, Escobar tha se pajtohet me ambasadorin e ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, me mendimin se është koha e fundit që ai të formohet.

”Ai [Hill] ka te drejte. Është një detyrim ligjor ekzistues dhe ne e mbështesim atë. Vitin e kaluar, ne pamë sinjale pozitive në këtë kuptim, para së gjithash falë mbështetjes së bashkësisë ndërkombëtare. Marrëveshja e fundit në Ohër ofron një kornizë kohore që palët ta përdorin për të rënë dakord mbi këtë marrëveshje, duke përfshirë Asociacionin. Po flasim për fillimin e majit, kur palët do të flasin për këtë dhe për obligimet e tjera ekzistuese”, tha Escobar.

Lidhur me deklaratën e tij të mëparshme se Asociacioni do të formohet “me apo pa Kurtin”, ai tha se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes së Brukselit dhe marrëveshjes në Ohër, si dhe e Planit evropian dhe se kjo është diçka që patjetër do të ndodhë.

“Pyetja e vetme është se deri ku dëshiron të pranojë qeveria e Kosovës, pra të përqafojë obligimet ekzistuese dhe të vazhdojë tutje. Unë thashë se jam i gatshëm të ndihmoj në krijimin e një dialogu për ta bërë këtë një fitore të favorshme për të dyja palët. Mendoj se këtu nuk duhet të ketë konflikt, por të ketë vetëm detyrim”, tha Escobar.

Ai ka thënë se nuk i takon ShBA-së të vendosin se sipas cilit model do të formohet Asociacioni dhe se kjo është në dorën e palëve pjesëmarrëse në negociata.

Gjithashtu lexoni:

Hasani: Vendimi i Kushtetueses nuk është i qartë për politikën

Bedri Hamza zyrtarizon kandidaturën e Arian Tahirit për kryetar të Mitrovicës

Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kurti, në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

Rama për Hajrulla Çekun: Nuk e duan as anëtarët e VV-së në Prishtinë

Kosova News 19/04/2023 19/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

Interi eliminohet nga Kupa e Botës për Klube
23:18 -30/06/2025
Lladrovci: Në vitin 2021 më luftoi më së shumti Sami Lushtaku
22:48 -30/06/2025
Messi pritet të largohet nga Inter Miami
22:05 -30/06/2025
Hasani: Vendimi i Kushtetueses nuk është i qartë për politikën
21:31 -30/06/2025
ZRRE-ja nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales
21:04 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?