KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Haxhiu e Tahiri përplasen për deklarimin e pasurisë për mjekët e profesorët
Politikë

​Haxhiu e Tahiri përplasen për deklarimin e pasurisë për mjekët e profesorët

Kosova News
Kosova News 12:36 -01/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, ka përplasur sot në Kuvend, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ky i fundit kërkoi që profesorët dhe mjekët të largohen nga Projektligji për deklarimin e pasurisë, pasi sipas tij, asnjëra kategori nuk është i ekspozuar ndaj korrupsionit dhe aferave korruptive.

“Le që e kemi dhënë kontributin e çmueshëm në këto amendamente, por edhe në draftim 2018-2019…Kemi kërkuar që të kemi një dakordim që profesorët e universitetit dhe mjekët të largohen nga listat e deklarimeve…Ne jemi kundër pasi ata nuk janë një kategori që menaxhojnë me paratë publike, mjekët po ashtu, pasi nuk janë një kategori që menaxhojnë me paranë publike, s’janë të ekspozuar ndaj korrupsionit dhe aferave korruptive”, tha ai.

Por, ministrja Haxhiu, tha se propozimi i tyre është që dy këto kategori duhet të deklarojnë pasurinë, mirëpo deklarimi i tyre mos të jetë publik.

“Propozimi i Qeverisë së Kosovës ka qenë që edhe mjekët dhe profesorët universitar të deklarojnë pasurinë, por deklarimi të mos jetë publik. Pasi kur është hartuar strategjia për sundimin e ligjit, ka rezultuar se këto janë profesione të ndjeshme dhe duhet të adresohet deklarimi i pasurisë së tyre”, theksoi ajo.

Paraprakisht, deputetët miratuan në lexim të dytë Projektligjin për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit./KP/

Gjithashtu lexoni:

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Osmani me ambasadorin britanik, flasin për krijimin e institucioneve

Abdixhiku: Askush nuk e ka shumicën, ose të ulemi të flasim, ose të vazhdojmë këtë cirk

Osmani priti në takim ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk

Gërvalla beson se ka njerëz në LDK që do ta shtyjnë Abdixhikun të ndërrojë qëndrim ndaj VV-së

TAGGED: PERPLASJA, profesoret
Kosova News 01/07/2022 01/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?