KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Finlandë, tela me gjemba në kufirin me Rusinë
Botë

Finlandë, tela me gjemba në kufirin me Rusinë

KosovaNewss
KosovaNewss 17:22 -16/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Më pak se dy javë pas anëtarësimit në NATO, Finlanda ka nisur të vërë tela me gjemba në kufirin me Rusinë, një veprim që ka si synim kryesor frenimin e kalimit të paligjshëm të kufirit.Roja kufitare finlandeze tregoi të premten ndërtimin e tre kilometrave të parë të kësaj vije ndarëse me tela me gjemba, në zonën e Pekolas, pranë qytetit në bregun e liqenit Imatras me 25,000 banorë.Vija kufitare e Finlandës me Rusinë është, 1,340 kilometra, më e gjata ndër të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Europian.Ndërtimi i gardhit kufitar u miratua vitin e kaluar nga qeveria e Kryeministres Sanna Marin me një mbështetje të gjërë politike.Zyrtarët finlandezë të kufirit thonë se qëllimi kryesor i gardhit prej çeliku, me lartësi tre metra dhe me një zgjatim me tela me gjemba në krye, është të parandalojë kalimet e paligjshme nga Rusia dhe t’u japë kohë autoriteteve që të reagojnë.Gjatë viteve 2015-2016, Moska u përpoq të ndikojë tek Helsinki, duke organizuar një numër të madh azilkërkuesish në pikat e kalimit kufitar verior të Finlandës.Autoritetet ruse shtynë mijëra azilkërkues, kryesisht nga Iraku, Afganistani dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, drejt këtyre pikave të kalimit kufitar.Lëvizja u cilësua si një shfaqje force nga ana e Moskës. Çështja u zgjidh kur presidenti finlandez Sauli Niinistö zhvilloi bisedime me presidentin rus Vladimir Putin. Fluksi i emigrantëve u ndal menjëherë pas kësaj.

Finlanda me një popullsi prej 5.5 milionë banorësh, që u bë zyrtarisht anëtar i NATO-s më 4 prill, synon të parandalojë përsëritjen e një skenari të tillë.Megjithatë, zyrtarët kufitarë pranojnë se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ishte arsyeja kryesore që nxiti Finlandën t’i bashkohej aleancës dhe të ndërtonte kufirin me tela me gjemba.“Ndërtimi i barriesës kufitare nuk ishte një temë politike para luftës (në Ukrainë). Dhe në fakt, nuk ishte as në planet e rojes kufitare finlandeze,” tha për Associated Press Gjenerali Jari Tolppanen, kreu i divizionit teknik të Rojes Kufitare Finlandeze. “Gjithçka ndryshoi pas sulmit (të Rusisë kundër Ukrainës)”.Ndërtimi i vijës ndarëse me tela me gjemba është parashikuar të përfundojnë në fund të kësaj vere dhe pritet të ketë një gjatësi maksimale prej 200 kilometrash.“Në këtë situatë të re, duhet të të rrisim kontrollin kufitar,” tha zoti Tolppanen. “Ne duhet të forcojmë burimet tona. Dhe gardhi është i nevojshëm për të menaxhuar, për shembull, emigracionin e paligjshëm në shkallë të gjerë.”Qyteti finlandez Imatra ndodhet vetëm shtatë kilometra larg qytetit industrial rus të Svetogorskut në rajonin e Karelias dhe është disa orë larg me makinë nga qyteti i dytë më i madh rus, Shën Petersburgu.Qyteti ka një histori të gjatë në marrëdhëniet me rusët – turistë, pushues ditorë dhe banorë të përhershëm.“Këtu në Imatra, ne nuk kemi aq frikë nga rusët,” tha Antero Lattu, nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Imatrës, “por ne jemi të lumtur për vënien e gardhit”.Projekti i gardhit kufitar vlerësohet të kushtojë rreth 380 milionë euro dhe është planifikuar të përfundojë deri në vitin 2026./VOA

Gjithashtu lexoni:

“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s

Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së

Kallas bën thirrje për “bisedime më të thella” për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit

Lajm i keq për paqen, Irani ndërpret komunikimin me SHBA-në, bllokohet Hormuzi

Macron njofton një rekord prej 93 miliardë eurosh investime të huaja në Francë

KosovaNewss 16/04/2023 16/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s
10:54 -06/06/2026
Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës
10:30 -06/06/2026
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjistruar
10:09 -06/06/2026
Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:34 -06/06/2026
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore
09:20 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?