KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiqi sërish del në mbrojtje të Milan Radoiçiqit
Rajon

Vuçiqi sërish del në mbrojtje të Milan Radoiçiqit

Kosova News
Kosova News 19:30 -14/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sërish i ka dalë në mbrojtje Milan Radoiçiqit, nënkryetarit të Listës Serbe i cili është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, si dhe i dyshuar për ngjarjet kriminale në veri të Republikës së Kosovës që kulmojnë herë pas here me barrikada dhe incidente të tjera.

Në një konferencë të përbashkët me Milorad Dodik, lider i Republikës Sërpska, etnitet në Bosnje dhe Hercegovinë, Vuçiq çuditërisht kërkonte prova për Radoiçiqin dhe që ato të dërgohen në gjykatë.

“Nuk e di nëse (Milan Radoiçiq) është akademik apo jo, por se ka qenë gjithmonë i gatshëm të luftojë për popullin e tij, ka qenë, ndryshe nga të gjithë të tjerët që gjithmonë kanë gjetur mënyrën për të kriminalizuar dikë. Nëse dini diçka ju lutem denonconi ne organet kompetente shtetërore dhe mos flisni gjepura nëpër televizione, por shko thuaj qe ka bere këtë e atë dhe ne do te reagojmë menjëherë dhe as nuk do të jetë i mbrojtur zoti Radojiçiq apo dikush tjetër”, deklaroi Vuçiq.

Ditë më parë, zyrtari i lartë amerikan James Rubin, deklaroi se i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor është i cenueshëm ndaj dezinformatave ruse dhe kineze, por “një pjesë e madhe” e tyre vjen nga Serbia dhe ky është një “problem i madh që duhet të adresohet”.

Duket se kjo nuk i ka pëlqyer presidentit serb që tha se Rubin “nuk po flet të vërteta”.

“Gjatë vizitës së tij në Podgoricë, James Rubin tha se shpreson të besojë dhe pret që Podgorica të mos jetë e varur nga Beogradi dhe Moska dhe në disa raste ka folur për Beogradin si qendër të dezinformatave ruse. Përderisa këto nuk janë gjëra që janë as afër të vërtetës, por flasin për faktin se disa njerëz në administratën amerikane janë të mbështetur në kohën e viteve të ‘90-ta, kur ishin gjithçka dhe kanë të njëjtin armiqësi ndaj Serbisë dhe popullit tonë”, tha Vuçiq.

Ndërsa, nga ana tjetër, Milorad Dodik deklaroi se i ka treguar Vuçiqit se situata në Bosnje është “shumë serioze” pas anulimit të Ligji për pronën e paluajtshme.

Ky ligj, qëu publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska më 5 prill pasi ishte miratuar në Parlamentin e këtij entiteti më 10 shkurt, parashihte që pronat e paluajtshme në pronësi të shtetit të Bosnjë e Hercegovinës të bëhen prona të Republikës Sërpska.

Mirëpo, Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke përdorur për herë të parë fuqitë e Bonit, ka anuluar këtë ligj duke thënë se pronat e Bosnjës i takojnë vetëm Bosnjës.

“Sido që të jetë, unë e informova presidentin për problemet e brendshme që janë shumë serioze në nivelin e Bosnjë-Hercegovinës, se situata është plotësisht e ngarkuar dhe e rrënuar nga kërkesat e vazhdueshme për të shpërbërë pozicionin kushtetues të Dejtonit të pozicionit të Republikës Sërpska. Se kanë kulminuar me një kërkesë injorante, cinike dhe të vrazhdë për ta vendosur pronën si problem në nivel të Bosnje-Hercegovinës, si do ta zgjidhnin atë pronë, unë absolutisht, nga këndvështrimi i atyre fakteve, i thashë presidentit se nëse ata këmbëngulin në të dhe nëse ajo nuk zgjidhet jo në një mënyrë që për lërë diku nën tapet dhe të pres një kohë të ardhshme”, tha Dodik.

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 14/04/2023 14/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?