Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 raste të reja me Covid-19, nga 74 testime sa janë bërë gjithsej.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 22 persona. Raste aktive me Covid -19 janë 49.
Ndërsa, prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,824, kanë vdekur 3,215 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 270,560, njofton Ministria e Shëndetësisë.
