KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci: Do të ndërtojmë çerdhe të parafabrikuara, mund të lëvizin sipas nevojës së popullsisë
Arsim

Nagavci: Do të ndërtojmë çerdhe të parafabrikuara, mund të lëvizin sipas nevojës së popullsisë

Kosova News
Kosova News 13:55 -13/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ministria që ajo drejton është duke punuar intensivisht në edukimin e hershëm të fëmijëve, përkatësisht në ndërtimin e çerdheve.

Nagavci ka thënë se edukimi i hershëm është shumë i rëndësishëm për fëmijët dhe shoqërinë në përgjithësi, teksa ka treguar se në fillim të mandatit të saj është zotuar për 160 çerdhe të reja.

Ajo tha se ministria ka planifikuar që të ndërtojë çerdhe të parafabrikuara të cila janë trend në botë dhe që mund të lëvizin nga një vend në një tjetër në varësi të nevojës.

“Ndërtimin e tyre e kemi bërë në tri aspekte. Po fillojmë punën për ndërtimin e çerdheve të parafabrikuara, që është një trend i ri i agjendës së gjelbër që shkurton kohën e ndërtimit nga dy vjet në katër muaj. Kanë mundësi që të lëvizin nga nja vend në tjetrin varësisht lëvizjes se popullatës. Një nga prioritet tona ka qenë edukimi i hershëm i fëmijëve. Kemi finalizuar Ligjin për Fëmijëri të Hershme. Element tjetër po aq i rëndësishëm është edhe krijimi i infrastrukturës së duhur për fëmijët”.

Ajo ka thënë se për 2 vjet qeverisje kanë ndërtuar 4 çerdhe, një në Prizren, një në Istog, e që sipas saj janë ndërtime të reja.

“Një në Zhegër të Gjilanit kemi adaptuar një shkollë në çerdhe dhe po ashtu në Viti. Pas përfundimit të këtyre çerdheve i kemi në proces 19 objekte për çerdhe, prej tyre janë 14 të reja, në Istog, Klinë, Suharekë, Komoran, Gllogoc, Prizren, Ferizaj, Pejë, Mitrovicë, Prishtinë, Gjilan. Po ashtu jemi në proces te adaptimit të pesë shkollave në çerdhe”.

Ajo ka treguar se gjashtë çerdhe do të ndërtohen me fondet e IPA-s.

Nagavci tha se janë marrë parasysh nataliteti, madhësia e vendbanimeve, në mënyrë që çerdhet të ndërtohen aty ku edhe nevojitet.

“Synim i jonë është që të ndërtojmë çerdhe edhe në zonat rurale”, ka shtuar ajo.

Gjithashtu lexoni:

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Vendoset sot gurthemeli i çerdhes në Bardhosh-Prishtin

Deputeti gjerman kërkon çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës

Haradinaj: Kurti e ka ndarë mendjen ta bëjë më keq Kosovën

RrGK reagon pas raportimeve se gazetari Syla përdori dhunë ndaj të dashurës

Kosova News 13/04/2023 13/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
71%
1 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Zhduket një e mitur në Gjakovë, rasti po hetohet
11:19 -30/06/2025
Përshkallëzimi i fundit i dëshpëruar i Putinit ka krijuar një moment kritik për luftë me Perëndimin
11:17 -30/06/2025
Fermin është i rëndësishëm për Barcelonën, por një ofertë e lartë mund të ndryshojë gjithçka
11:14 -30/06/2025
Pse klubet në Angli do të shpenzojnë shumë para për transferime këtë javë
11:12 -30/06/2025
Ministri i ri i Jashtëm gjerman në Kiev: Putini po përpiqet të nënshtrojë Ukrainën dhe të përcaktojë fatin e saj
11:08 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?