KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SHBA-ja dhe Gjermania kritikojnë Macronin për ato që tha në Kinë
Botë

SHBA-ja dhe Gjermania kritikojnë Macronin për ato që tha në Kinë

KosovaNewss
KosovaNewss 18:41 -11/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti francez, Emmanuel Macron është kritikuar ashpër për deklaratën e tij, se Europa në konfliktin për Tajvanin nuk ka pse patjetër të vendoset në anën e SHBA-së. Kritikat vijnë nga SHBA, por edhe nga Gjermania.

“Më e keqja do të ishte të mendohej, se ne europianët në lidhje me këtë temë do të duhet të ishim oportunistë dhe të përshtateshim me ritmin amerikan apo një mbireagim kinez” – Këto ishin fjalët e presidentit francez, Emmannuel Macron që shkaktuan shumë reagime. Macron nënkupton me këtë, që Europa në konflikt me Kinën duhet të veprojë e mëvetësishme. Nëse kjo nuk bëhet, Europa kërcënon të bëhet vasale mes SHBA dhe Kinës. Megjithëse mund të jemi një “pol i tretë”, sipas presidentit francez.

Kjo deklaratë përmban një potencial shpërthyes politik, sepse SHBA-të si aleatja klasike e Europës e shohin jashtëzakonisht me sy kritik Kinën dhe politikën e saj të jashtme. Në një kohë që Kina konsiderohet si rivalja më e fuqishme gjeopolitike e Shteteve të Bashkuara. Po kaq të ashpra ishin edhe reagimet. Senatori amerikan, Marco Rubio deklaroi në Twitter, se nëse Europa në çështjen e Tajvanit nuk kalon në anën e SHBA apo Kinës, atëherë edhe SHBA në konfliktin e Ukrainës ndoshta nuk duhet të mbajnë një anë.

Kritika në Gjermani dhe BE

- Reklamë -

Edhe nga BE e Gjermania kanë ardhur kritika. “Kush angazhohet për lirinë dhe demokracinë nuk është oportunist”, kritikoi kreu i Partive Popullore Europiane, Manfred Weber. Shtetet e BE nuk do të ishin të besueshme, “nëse kërkojnë në njërën anë sovranitet për Europën dhe në anën tjetër kapin çdo lloj marrëveshje ekonomike që munden me Kinën”, tha Weber për grupin mediatik, Bayern. “Lidershipi kinez nuk ka për t’i respektuar europianët kështu.”

Edhe politikani për çështjet e jashtme të CDU-së, Norbert Röttgen shkroi në Twitter se Macron ia doli që udhëtimin në Kinë ta kthejë në promovim për presidentin kinez, Jinping dhe në një katastrofë për politikën e jashtme të Europës. Një sulm ndaj Tajvanit bëhet më i mundur, sa më shumë që Xi beson, se Europa në një konflikt të tillë do të qëndrojë neutrale. “Ne nuk jemi neutralë!”, shkroi Röttgen. Kurse Sekretari i Përgjithshëm i liberalëve, FDP, Bijan Djir-Sarai tha për gazetën Bild, se “pozicioni i Macron nuk është një strategji e mençur për Europën. “Ne jetojmë në një botë të rrezikshme. SHBA dhe Europa do të duhet të punojnë më ngushtë.”

Kurse politikani socialdemokrat për çështjet e jashtme, Metin Hakverdi tha për “Tagesspiegel”, se do ishte një “gabim i madh” nëse perëndimi do të përçahej në mënyrën se si duhet vepruar ndaj Pekinit. “Kjo dobëson bashkësinë tonë të vlerave.” Kundrejt Kinës, perëndimi, pra Europa dhe SHBA duhet të përpiqen të dalin të bashkuar dhe jo të përçahen.”

Vizita e Macron në Pekin

Para pak ditësh Macron vizitoi Pekinin dhe u takua me presidentin kinez, Xi Jinping. Kina e konsideron Tajvanin që qeveriset në mënyrë demokratike si territorin e saj. Të shtunën si reagim pas vizitës në SHBA të presidentes së Tajvanit, Tsai Ing-ven, Kina zhvilloi për tre ditë manovra ushtarake rreth ishullit tajvanez. Statusi i Tajvanit është një nga pikat kryesore të konfliktit mes SHBA dhe Kinës. Vëzhguesit nuk përjashtojnë, që Kina të marrë masa për të pushtuar Tajvanin. /DW

Gjithashtu lexoni:

Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së

Kallas bën thirrje për “bisedime më të thella” për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit

Lajm i keq për paqen, Irani ndërpret komunikimin me SHBA-në, bllokohet Hormuzi

Macron njofton një rekord prej 93 miliardë eurosh investime të huaja në Francë

“Pas Iranit është radha e Kubës” – Trump ka paralajmëruar sulme në ishull

KosovaNewss 11/04/2023 11/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?