KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtrenjtimi i rrymës sinjalizon shtrenjtimin edhe të produkteve tjera
Ekonomi

Shtrenjtimi i rrymës sinjalizon shtrenjtimin edhe të produkteve tjera

Kosova News
Kosova News 12:14 -10/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Për familjen 4-anëtarëshe Makovci nga Millosheva – Komuna e Obiliqit – një rritje e re e çmimeve të produkteve do të ishte vështirë e përballueshme.

“Nuk e di si do t’ia bënim… Do të blejmë gjëra më pak. Edhe ashtu janë shtrenjtë”, thotë kryefamiljarja Sherifja për Radion Evropa e Lirë.

Të ardhurat mujore në familjen e saj nuk kalojnë mbi 400 euro. I vetmi i punësuar është djali i saj, i cili punon si shofer taksie.

“Nëse para më shumë se një viti me 100 euro kam blerë disa nga produktet për një muaj… tani ato janë dyfish më shtrenjtë”, thotë Sherifja.

“Me shumë vështirësi e mbyllim muajin. Kemi shpenzime jo vetëm për ushqime, por edhe për rrymën, ujin, mbeturinat e të tjera”, shprehet ajo.

Në Kosovë, si gjetiu në botë, inflacioni ka nisur të rritet në fund të vitit 2021, si pasojë e çrregullimeve në tregje që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, ndërsa ka marrë hov nga shkurti i vitit 2022, kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës.

Kosova e ka mbyllur vitin 2022 me normë mesatare të inflacionit gati 12 për qind.

Por, një rritje të re të çmimeve janë duke e paralajmëruar përfaqësuesit e bizneseve dhe pronarët e kompanive prodhuese. Kjo, për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Nga 1 prilli, në Kosovë kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të energjisë elektrike me rritje prej 15.4% për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Kosto shtesë në prodhim

Kjo rritje rrit edhe kostot e prodhimit, thotë Sylejman Konushevci, pronar i një fabrike të vajit në Kosovë.

“Për momentin, një litër vaj është 1.15 deri në 1.20 euro [çmimi i furnizimit]. Ne nuk mund ta ruajmë këtë çmim që e kemi tani me këtë rritje të rrymës që është bërë. Jam i sigurt që një litër vaj do të bëhet deri në 1.30 euro”, thotë Konushevci për Radion Evropa e Lirë.

Bindje të ngjashme shpreh edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

“Rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk është lajm i mirë për bizneset. Kjo rritje është një kosto shtesë për prodhuesit vendorë dhe do të ndikojë në shtrenjtimin e produkteve të tjera”, thotë Rafuna.

Për më tepër, shton ai, rritja e tarifave të energjisë elektrike i vendos prodhuesit vendorë në një konkurrencë të padrejtë me kompanitë që eksportojnë në Kosovë.

“Shtetet si Gjermania, Italia, Kroacia – qeveritë e tyre u kanë subvencionuar bizneseve dallimin e çmimit të rritur të energjisë elektrike. Kjo, me automatizëm, nuk ka ndikuar te prodhuesi që të ketë kosto shtesë, që pastaj ta nxjerrë produktin me çmim më të lartë te konsumatori”, thotë Rafuna për Radion Evropa e Lirë.

Prodhuesit në Kosovë vazhdimisht janë ankuar për konkurrencë të padrejtë, norma të larta të interesit dhe politika të pafavorshme fiskale.

Për shkak të kësaj gjendjeje, prodhimet vendore janë shpesh më të shtrenjta se ato që importohen.

Rafuna thotë se prodhuesit nuk kanë gjetur përkrahje nga institucionet e shtetit.

“Ka munguar dialogu publiko-privat. Ne jemi duke kërkuar që të vendoset një komunikim i drejtë dhe transparent mes bizneseve dhe Qeverisë. Jemi duke kërkuar që para se të merret ndonjë vendim, të diskutohet me bizneset për t’i ditur efektet që mund t’i ketë një vendim përkatës”, thotë Rafuna.

Qeveria e Kosovës, në të kaluarën, ka ndërmarrë disa nisma, si “superpuna”, e cila i ka subvencionuar pronarët e kompanive, duke ua paguar pagën e punëtorit për gjashtë muaj, në vlerë prej 264 eurosh.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është zotuar se Qeveria e tij do të vazhdojë t’i mbështesë qytetarët.

“Mbështetja jonë për qytetarë do të vazhdojë edhe pas vendimit të fundit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë [për shtrenjtimin e rrymës], ku, ndër të tjera, do t’i subvencionojmë familjet për konsum të energjisë deri në 800 kilovate në muaj, kurse grupet e cenueshme, siç janë familjet me asistencë sociale, do të kenë trajtim të veçantë”, ka thënë Kurti për gazetarët.

Nga shtatori i vitit të kaluar, Qeveria ka subvencionuar të gjithë qytetarët që shpenzojnë më pak energji elektrike në muaj, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Secili konsumator që kursen së paku 5% të faturës, përfiton subvencion sa dyfishi i përqindjes së kursyer. Ky subvencionim i Qeverisë është ende në fuqi.

Sherifja tregon se faturën e fundit të energjisë elektrike, e ka paguar 32 euro. Me shtrenjtimin prej 15.4 për qind, ajo do t’i rritet për afro 5 euro.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka paralajmëruar në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në janar, se inflacioni do të bjerë në pjesën e dytë të këtij viti.

Gjithashtu lexoni:

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Ky është çmimi i naftës për sot

Kosova News 10/04/2023 10/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?