Policia e Kosovës njofton se një person ka humbur jetën në Koretin të Kamenicës, pasi dyshohet se ishte lënduar në vendin e punës.
Në njoftimin e Policisë thuhet se viktima fillimisht ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mejekësisë Familjare (QKMF) për tretman mjekësor, e më pas është transferuar në Spitalin e Gjilanit dhe sipas mjekut, i njëjti ka qenë pa shenja jete.
“Njësitë përkatëse janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.
Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për në IML për obduksion.


