Kompania 1A e Regjimentit të parë të Forcave Tokësore, ka realizuar trajnimin “Patrullat Luftarake gjatë natës”.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se qëllimi i këtij trajnimi ka qenë ngritja e aftësive operacionale të njësisë për të operuar dhe vepruar në kushte nate.
“Gjatë kësaj kohe janë realizuar patrullime të kombinuara në terrene të ndryshme, operimi në zona urbane, dhe janë realizuar gjuajtje reale”, shkroi tutje ministri Mehaj.


