KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Opozita me kritika për punën dyvjeçare të Qeverisë Kurti
Politikë

Opozita me kritika për punën dyvjeçare të Qeverisë Kurti

Kosova News
Kosova News 14:35 -06/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Opozita e ka kritikuar punën dyvjeçare të kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave të tij në seancën e së enjtes të Kuvendit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se gjatë dy vjetëve të qeverisjes së Albin Kurti, 107 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin.

Krasniqi këto fjalë i tha në kundërpërgjigje të Kurtit, i cili në seancën e sotme të Kuvendit, lavdëroi punën e tij dyvjeçare në krye të ekzekutivit me shumë statistika.

“107 mijë qytetarë gjatë dy vjetëve qeverisje kanë ikur nga Kosova, jo si turistë, por si mërgimtarë që e kanë humbur shpresën në perspektivën që mund ta ofrojë shteti ynë. Kosova po shpopullohet. Ky migrim flet më së miri se sa janë të kënaqur njerëzit dhe familjet me qeverisjen tënde. Tregoju atyre 100 mijë familjeve që iu kanë ikur fëmijët gjatë qeverisjes tënde se sa mirë ke qeverisë dhe si ua ke përmirësuar jetën”, ka thënë Krasniqi.

Kryeministri Kurti flet për punën e të arriturat e Qeverisë për dy vite

Dështim dyvjeçarin e punës së Qeverisë Kurti e ka quajtur edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

Ai i ka kujtuar Kurtit premtimet që i ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore, e disa nga problemet që kanë ndodhur gjatë qeverisjes së tij.

“Sot po flasim fatkeqësisht për dështimet dyvjeçare të Kurtit. Nëse flasim për ekonomi dhe fillojmë për një çështje të parë që e ka premtuar, tha se do të vendosë reciprocitet të plotë me Serbinë dhe se kjo është çështje javësh, kurrsesi muajsh dhe rezultati për dy vjet qeverisje është 370 milionë euro importe nga Serbia. Kur flasim për ekonomi harron ta përmendë se e ka rritur tatimin në pronë. Shpërndante lëmosha për ta mbuluar paaftësinë. Nuk i ndan pagat në bazë të normës së inflacionit. Investimet kapitale kanë qenë vetëm 11 për qind në nëntë muajt e parë të vitit 2022. A e dini se vetëm nga shuma e parave që janë zhvlerësuar do të mund të bëheshin shumë projekte. Thatë që qytetarët flenë në thëngjill dhe energjia është e shtrenjtë. Në qeverisje keni dhënë qindra miliona euro për energjinë dhe keni bërë shtrenjtimin e energjisë njëherë mbi 100 për qind e njëherë 15 për qind. Humbja e mostrave të Astrit Deharit është përgjegjësi e juaja. Në politikën rajonale e vetmja që do të mbahet mend është glorifikimi i Oliver Ivanoviqit. ku një kriminel lufte glorifikohet. Thatë se do të dialogoni me Serbinë vetëm pas kërkim-faljes. Shkuat në dialog dhe bëtë marrëveshje që vetë keni premtuar se kurrë nuk do ta bëni lëtë marrëveshje dhe tash do ta formoni Asociacionin. Ju kryeministër po themeloni autonominë territoriale të komunave me shumicë serbe dhe kjo është shkelja me e rëndë që u bëhet qytetarëve dhe Kushtetutës së Kosovës. Sot po flasim për një dështim dhe paaftësi dyvjeçare. Edhe në dy vjetët e ardhshëm do të jeni dështim me këtë logjikë, me këtë gllabërim të pushtetit, me këtë krijim të vakancës në institucione të shtetit”, ka thënë Gashi.

Kritika pati edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili akuzoi Qeverinë se po e mban peng buxhetin, madje e quajti “rrenë” suksesin ekonomik që e prezantoi Kurti.

“Mund ta quajmë sukses grumbullim e parasë publike. Se si është zbatuar buxheti më lejoni t’u sjell të dhënat nga viti qe shkoi. 800 milionë buxhet i Kosovës i mbajtur peng në një periudhë me inflacion. Ju lutem a quhet sukses ky devalvim i parasë. Nëse keni lexuar diku që është quajt sukses një gjë e tillë, nuk e di kush iu ka mësuar dhe po iu mashtron se kjo është sukses. Ti ke strategji perfide, po do me i lodhë njerëzit, komunat, sipërmarrësit po dëshiron t’i kthesh në sllavë dhe të varen nga ti me lëmoshë. Unë po i dëgjoj këto rrenat për suksesin ekonomik. Kujt iu është rritur fuqia blerëse në Kuvend? Nuk e kuptoj pse ia ke marrë inatin shtetit tënd?”, ka thënë Haradinaj.

“Mos harroni se asnjë vend nuk i nënshtrohet një njeri, e kam dëgjuar prej teje këtë kryeministër. Dikur i ke thënë Hashim Thaçit në këtë foltore shko Hashim, shko se kjo, ajo, ta deshi puna dhe shkoi Hashimi. Çka është më mirë në këtë Kosovën tënde të lutem. Prej kur ke ardhur ti nuk po shoh se dikush ka pa hair prej teje. Nuk e di që një profesionist i një sektori që të ka pa hairin. Prandaj edhe unë po të them shko Albin se nuk po qet asgjë në dritë në Kosovë, veç nuk mundem më të thënë shko ku janë ata. Por shko ku dush ti, veç shko”, ka shtuar Haradinaj.

Rizvanolli – Tahirit: Fjalimi të paska mbetur prej vitit të kaluar – investimet kapitale s’janë veç asfalt

Gjithashtu lexoni:

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Sot moti kryesisht me diell dhe i nxehtë

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike

Kosova News 06/04/2023 06/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?