Ka vdekur në moshën 63-vjeçare gazetari i njohur sportiv nga Mitrovica, Musa Begu.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjete sociale.
Begu ka punuar si korrespondent i sportit nga Mitrovica në të gjitha gazetat e njohur sportive. Kishte punuar në Rilindje, Bujku, Top Sporti, Kosova Sport e disa mediume tjera.
Ai ishte vlerësuar me disa çmime, e së fundi u nderua edhe për “vepër jetësore” nga Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës.


