KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Kosova zyrtarisht është shteti kandidat për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
Sport

Kurti: Kosova zyrtarisht është shteti kandidat për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kosova News
Kosova News 17:09 -04/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, kanë pritur në takim Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, për të diskutuar në lidhje me shprehjen e interesimit të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Pas takimit, në një deklarim për media, kryeministri Kurti tha se është kënaqësi e veçantë të ndajë lajmin e shkëlqyeshëm se Kosova zyrtarisht është shteti kandidat për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030 në Kosovë, do të shënojë moment historik të zhvillimit të sportit vendor, dhe jo vetëm, konsideruar se Lojërat Mesdhetare të vetmet të organizuara në rajonin e Ballkanit, janë ato në vitin 1979 në Split të Kroacisë.

Lojërat 2030, shënojnë edicionin e 21-të të kësaj ngjarjeje multi-sportive e cila i bënë bashkë sportistët dhe qytetarët e 26 shteteve të tri kontinenteve të cilët preken nga ujërat e Mesdheut.

Kryeministri theksoi se përkundër që Kosova është e rrethuar me dhe, dhe me male, për të gjitha sportet të cilat kërkojnë qasje në det, jemi pajtuar me Shqipërinë se do të organizohen në bregdetin shqiptar.

Deklarimi i plotë për media i Kryeministrit Kurti:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të nderuara media,

Pak më herët përfunduam takimin e përbashkët me Komitetin Olimpik të Kosovës.

Kam kënaqësinë time të veçantë që të ndaj me ju lajmin e shkëlqyeshëm – se Kosova zyrtarisht është shteti kandidat për organizimin e Lojërave Mesdhetare, “Prishtina 2030”.

Sporti zë vend të veçantë në zemrën e çdo qytetari të Kosovës. E kjo, si rezultat i talentit dhe sukseseve të shumta të sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare. Përderisa e tërë bota sheh dhe dëgjon për këto rezultate, ne jemi shumë të lumtur që këtë organizim madhështor ta sjellim afër sportistëve dhe qytetarëve të Kosovës duke promovuar paqen, shëndetin, unitetin dhe përsosmërinë në rajonin e Mesdheut dhe më gjerë.

Organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030 në Kosovë, do të shënojë moment historik të zhvillimit të sportit vendor, dhe jo vetëm, konsideruar se Lojërat Mesdhetare të vetmet të organizuara në rajonin e Ballkanit, janë ato në vitin 1979 në Split të Kroacisë.

Lojërat 2030, shënojnë edicionin e 21-të të kësaj ngjarjeje multi-sportive e cila i bënë bashkë sportistët dhe qytetarët e 26 shteteve të tri kontinenteve të cilët preken nga ujërat e Mesdheut.

Përkundër që Kosova e rrethuar me dhe, dhe me male, për të gjitha sportet të cilat kërkojnë qasje në det, jemi pajtuar me Shqipërinë se do të organizohen në bregdetin shqiptar.

Qeveria e Kosovës ka identifikuar qartë vizionin për zhvillim të sportit në vendin tonë.

Ashtu siç kam thënë edhe më herët, sporti dhe aktiviteti fizik janë prioriteti ynë shtetëror. Mbështetjen për sportin e kemi rritur 200% krahasuar me vitet 2019 dhe 2020.

Buxhetin e federatave e gjetëm me 3 milionë euro, e sivjet kemi ndarë mbi 8 milionë euro. Deri më tani licencuam 23 federata sportive. Mbi 300 aktivitete sportive të zhvilluara në Kosovë, e me pjesëmarrje në mbi 200 aktivitete ndërkombëtare. Kurse në fund të shtatorit të vitit të kaluar, e lansuam programin 5-vjeçar me vlerë 12 milionë euro “Kosova – Shtet i Xhudos”.

Koncepti i organizimit të Lojërave Mesdhetare në Kosovë, parasheh shtrirjen e organizimit në tërë territorin e Kosovës me theks të veçantë në 7 komunat më të mëdha në vend. Përmes këtij koncepti, do të sigurojmë trashëgimi të qëndrueshme të këtij investimi, dhe njëkohësisht ndikimi do të ndjehet në çdo cep të vendit tonë.

Mirëpritja e këtyre Lojërave në Kosovë në vitin 2030, pasqyron vizionin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ardhmen e të rinjve tanë.

·         Konsolidimi i imazhit shtetëror në arenën ndërkombëtare;

·         Përforcim i përkatësisë dhe identitetit shtetëror;

·         Infrastrukturë fizike e modernizuar;

·         Ekonomi e ringjallur përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimit të turizmit sportiv;

·         Fuqizim i politikave sociale dhe tejkalim i sfidave të shoqërisë në përgjithësi; dhe

·         Fuqizim i rezultateve sportive dhe zhvillim i qëndrueshëm i sportit në vend; këto pra janë vetëm disa nga përfitimet direkte të Kosovës përmes këtij organizimi.

Përgjatë viteve, ne kemi dëshmuar përkushtimin tonë për paqe, vullnetin tonë për të rikuperuar kujtimet e së kaluarës, si dhe vendosmërinë për të zhvilluar narrativa të reja të cilat prezantojnë zhvillimin dhe diversitetin tonë kulturor.

Andaj, së bashku me Komitetin Olimpik të Kosovës do të punojmë me shumë kënaqësi dhe entuziazëm që në vitin 2030 të mirëpresim komunitetin sportiv nga tri kontinentet e Mesdheut.

Për fund, dua që në emër të qytetarëve dhe sportistëve të vendit tonë, të falënderoj Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare si dhe Lëvizjen Olimpike në përgjithësi për punën dhe kontributin e vazhdueshëm në ndërtimin e një shoqërie të shëndetshme dhe të bashkuar.

Ju faleminderit shumë.

Urime të gjithëve pra, kandidimi i Kosovës, i shtetit tonë, Republikës sonë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Mirupafshim!

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

UEFA mirëpret tërheqjen e FIFA-s nga shitja e aksioneve të Kupës së Botës

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Përparim Rama pak ditë më parë e promovoi me pompozitet, në fakt rruga “Gjergj Balsha” në lagjen Arbëria është në gjendje të mjerueshme

Kosova News 04/04/2023 04/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?