Zyrtarët policor të Podujevës sot kanë shoqëruar në stacion tre persona, të cilëve u janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe dy thika.
Sekuestrimi i armëve është kryer pas një kontrolli që ju është bërë të dyshuarve, në rrugën “Salih Çitaku” në Podujevë, derisa po lëviznin me një automjet.
“Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

