Policia e Kosovës njofton se ka identifikuar shoferin, i cili më datën 29.03.2023 tek nënkalimi i qytetit në Ferizaj drejtoi në mënyrë të rrezikshme automjetin e udhëtarëve BMW me targa vendore dhe me afat të skaduar të regjistrimit. Kjo ngjarje ishte postuar në rrjetet sociale.
Lidhur me këtë, policia e ftoi shoferin P.Q (M/K) i moshës 24-vjeçar në Njësinë e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj.
Policia bën të ditur se të njëjtit i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit , 300 euro dhe 1 pikë negative.
“Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë’, thuhet në njoftimin e PK-së.