KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Iu vodhi kosovarëve llogaritë në Facebook dhe përvetësoi 100 mijë euro, arrestohet mashtruesi në Tiranë
Rajon

Iu vodhi kosovarëve llogaritë në Facebook dhe përvetësoi 100 mijë euro, arrestohet mashtruesi në Tiranë

Kosova News
Kosova News 16:38 -30/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Finalizohet pas disa muajsh hetime, operacioni policor i koduar “Account”, për goditjen e mashtrimit kompjuterik.

Operacioni, nga Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Vidhte llogaritë e shtetasve të ndryshëm kosovarë, në rrjetin social facebook, dhe i përdorte ato për të përfituar shuma parash nga familjarët dhe të afërmit e shtetasve që iu kishte vjedhur llogaritë, identifikohet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

28-vjeçari ka marrë shuma të ndryshme parash (në total mbi 100 000 euro), nga familjarët dhe të afërmit e poseduesve të llogarive në facebook, pasi iu kishte dërguar atyre mesazhe se kishte nevojë për para.

Sekuestrohen 7 karta bankare, 2 laptopë, pajisje të tjera kompjuterike dhe 62 mandate të lëshuara pas tërheqjes së shumave monetare.

Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas kallëzimeve të marra nga disa shtetas kosovarë, për vjedhjen e llogarive të tyre në rrjetet sociale dhe përdorimin për të kërkuar para nga familjarët e tyre, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Account”, për dokumentimin e kësaj veprimtarive kriminale, identifikimin e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësi ligjore.

Si rezultat i këtij operacioni është bërë e mundur kapja dhe ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Liridon Peka 28 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vjedhur llogaritë e shtetasve të ndryshëm kosovarë, në rrjetin social facebook, dhe më pas ka komunikuar me familjarët dhe të afërmit e këtyre shtetasve, për t’iu kërkuar shuma të ndryshme  parash, me pretendimin se ishte në spital ose për arsye të tjera. Pasi kanë marrë mesazhet në rrjetet sociale, familjarët dhe të afërmit kanë dërguar shumat e parave me anë të rrjetit të transfertave monetare. Shuma e përfituar nga kjo veprimtari kriminale është mbi 100 000 euro.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 karta bankare, 2 laptopë, pajisje të tjera kompjuterike dhe 62 mandate të lëshuara nga filialet e rrjetit të transfertave monetare, pas tërheqjes së shumave monetare nga ky shtetas.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim. /tvklan.al/

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 30/03/2023 30/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?