Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti i Kuvendit të Kosovës, sot do të mbajë mbledhje.
Në këtë mbledhje do të ketë raportim të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) lidhur me Planin e Performancës së ZRrE-së për vitin 2023.
Ndryshe Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, në mbledhjen e mbajtur të enjten e një jave më parë, ka diskutuar dhe është në pritje të marrjes së një vendimi për shtrenjtim të çmimit të rrymës.
Ky shtrenjtim nëse vendoset këto ditë do të jetë për 14 për qind më i lartë, kurse tarifat e reja të energjisë do të aplikohen nga data 1 prill.


