KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Trajtuam korrupsionin dhe nepotizmin në çdo nivel – duam t’iu hapim dyert atyre që tradicionalisht s’janë përfaqësuar në tregun e punës
Politikë

Kurti: Trajtuam korrupsionin dhe nepotizmin në çdo nivel – duam t’iu hapim dyert atyre që tradicionalisht s’janë përfaqësuar në tregun e punës

Kosova News
Kosova News 15:59 -29/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në konferencën për koordinimin e donatorëve për komunitetin jo shumicë, të organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Ai tha se shumëçka ka ndryshuar prej takimit të fundit, i cili është mbajtur 6 muaj më parë dhe se nga atëherë ka vazhduar tryezat me komunitetet joshumicë në Kosovë – me komunitetin kroat, goran dhe boshnjak, me përfaqësuesit e komunitetit ashkali që shënojnë ditën e flamurit të tyre dhe me mësuesit turq në shkollat e Prishtinës.

Më tutje, kryeministri  tha se dëgjohet vazhdimisht nga anëtarët e komunitetit me të cilët takohen, se sa kritike është nevoja për punësim, prandaj, shtoi ai, kemi zgjedhur si temë për sot mënyrat se si masat aktive të tregut të punës mund t’i ndihmojnë komunitetet e Kosovës.

Ai kujtoi një takim, që kishte pasur me një të ri goran nga Dragashi, baba i dy fëmijëve dhe se gruaja e tij kishte talent për artizanat dhe dëshiron të fillojë biznesin e saj, por nuk mund të gjenin fonde.

“Platforma jonë e re Superpuna ofron mundësi punësimi, ku qeveria jonë subvencionon pagat për 6 muaj për të rinjtë nga të gjitha komunitetet nga 18 deri në 25 vjeç; diçka që jam i kënaqur që kabineti im ka mundur t’i dërgojë informacion për këto mundësi atij çifti të ri të papunë nga Dragashi”, tha kryeministri Kurti.

Kurti përmendi që janë siguruar 500 bursa për nxënës të shkollave të mesme nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian dhe 100 bursa shtesë për studentët e këtyre komuniteteve në universitetet publike, të cilët mund të bëhen mësimdhënës në të ardhmen.

Zyra për çështje të komuniteteve po ashtu ofron 5 bursa këtë vit për studentët nga komunitetet joshumicë për të studiuar në programin e ballkanistikës në kuadër të Universitetit të Prishtinës. Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për të fituar aftësitë dhe kualifikimet që do të mundësonin punën si një prej përkthyesve shqip-serbisht me siguri të nevojshme.

“Qeveria jonë ka trajtuar korrupsionin dhe nepotizmin në çdo nivel dhe ne duam tu hapim dyert atyre që tradicionalisht nuk janë përfaqësuar në tregun e punës aq sa duhet”, tha kryeministri Kurti.

Kurti: Kemi nevojë për zbatim të saktë e të shpejtë të marrëveshjes – me urgjencë janë të pagjeturit

Gjithashtu lexoni:

Rexhepi: Patjetër duhet të respektohet presidentja

Kusari-Lila: Besoj se Kurti do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Osmanit

Zgjidhja e ngërçit, Memli merr shembullin e demokratëve në ShBA

Dështon edhe tentimi i 15-të për konstituim

Peci thotë se presidentja duhet ta ftojë edhe partinë Guxo për konsultime

Kosova News 29/03/2023 29/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

OVL e UÇK-së dhe aktivistët e PSD-së protestojnë me mjete piroteknike kundër vizitës së Ekaterina Trendafilovas
12:28 -13/05/2025
Vazhdon beteja ligjore, tani PSG padit Mbappen dhe i kërkon 98 milionë euro
12:22 -13/05/2025
Sonte Shqipëria në Eurovizion me Shkodra Elektronike
12:14 -13/05/2025
Veteranët protestojnë ndaj Trendafilovës
11:54 -13/05/2025
Rexhepi: Patjetër duhet të respektohet presidentja
11:22 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?