KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dëgjim publik për Projektligjin për mbrojtjen e konsumatorit, synohet të jetë në harmoni me ligjet e BE-së
Politikë

Dëgjim publik për Projektligjin për mbrojtjen e konsumatorit, synohet të jetë në harmoni me ligjet e BE-së

Kosova News
Kosova News 12:41 -29/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka mbajtur dëgjim publik me institucione dhe organizata joqeveritare për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Driton Hyseni, tregoi fazat e punës në këtë projektligj, duke specifikuar rëndësinë e kontributit të akterëve të tjerë në hartimin e tij.

Si rezultat, në këtë dëgjim publik, ishin të ftuar përfaqësues të institucioneve vendore, si Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përfaqësues nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Autoriteti  Kosovar i Konkurrencës dhe organizata jo-qeveritare të fushës së mbrojtjes së konsumatorit, të cilët adresuan komentet e tyre lidhur me projektligjin e propozuar.

Duke filluar nga rekomandimet për ndërhyrje teknike të propozuara, në projektligj u propozuan edhe rekomandimet përmbajtësore të cilat i shërbejnë direkt mbrojtjes së konsumatorëve.

Tregtimi online, direktiva e ndryshme që duhet të përfshihen në projektligj, rregullimi i marrëdhënieve kontraktuale, domeni i konkurrencës, ishin disa nga aspektet e trajtuara në këtë dëgjim publik, duke synuar mbrojtjen sa më të mirë të konsumatorit.

Njazi Shala nga Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) tha se ligji përmban 4 qëllimet kryesore dhe se është në harmoni me ligjet e BE-së.

“Ligji është në harmoni me ligjet e Bashkimit Evropian, ka transpozimin e direktivës 2019/21, rekomandimet e ekspertëve të BE-së në relacion me ligjin bazë për mbrojtjen e konsumatorit 2018, rekomandimet që vijnë brenda nga politikat qeveritare, eksperienca e punës së Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit, grupit punues dhe akterëve të tjerë që ndërlidhen me mbrojtjen e konsumatorit”, tha ai.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Menaxhimit të Tregut në Autoritetin e Konkurrencës, tha se institucioni i tij ka për qëllim parandalimin e abuzimit dhe shtrembërimit të konkurrencës nga ndërmarrjet që janë në treg. Për këtë u zotua se do ta bëjë.

Gjithashtu lexoni:

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Kosova News 29/03/2023 29/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Kurti: Gërmimet në Zubin-Potok do të vazhdojnë me muaj, pasi eshtrat janë të shpërndara
13:24 -01/08/2026
Raportohen katër të zhdukur në Kosovë, Policia nis hetimet
12:58 -01/08/2026
UEFA mirëpret tërheqjen e FIFA-s nga shitja e aksioneve të Kupës së Botës
12:43 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?