KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Grabitje, armëmbajtje e asgjësim i pasurisë, Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë kundër katër personave
Siguri

Grabitje, armëmbajtje e asgjësim i pasurisë, Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë kundër katër personave

Kosova News
Kosova News 12:09 -29/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve L.L, A.A, E.G, dhe E.Sh për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Grabitja në tentativë”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Grabitja”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit L.L, A.A dhe E.G., me dashje ndërmarrin veprime për kryerjen e veprës penale të grabitjes, por vepra penale nuk është kryer tërësisht, në atë mënyrë që më 15.11.2021, rreth orës 17:02 minuta, në rrugën ”Adem Jashari”, në Prizren, duke vepruar në grup të armatosur dhe të maskuar me maska në kokë dhe dorëza në duar, përdorin forcën që rezulton me lëndim të rëndë dhe të lehtë trupor, asisoj që i pandehuri A.A me armën e tipit “AK-47”, i pandehuri L.L me pistoletën “CZ” dhe i pandehuri E.Sh me një armë të gjatë të ashtuquajtur “pumparicë”.

Në njoftim thuhet se këta persona kishin me vete edhe një çekan me një kuti të plastikës, me shpejtësi dalin nga vetura e tyre, dhe me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë, në këtë rast të arit, hyjnë në dyqanin e argjendarit ku ishin pronari – i dëmtuari O.K., dhe biri i tij – i dëmtuari I.K., dhe në ballafaqim me ta nuk arrijnë ta marrin arin, por që me armë të zjarrit shkrep i pandehuri A.A., e pastaj shkrep i pandehuri E.Sh., i cili iu shkakton lëndime të dëmtuarve I.K., e O.K., e pastaj me pistoletë  në drejtim të të dëmtuarit O.K., shkrep i pandehuri L.L., të cilin e godet në abdomen, e pastaj me shpejtësi me automjet ikin nga vendi i ngjarjes në drejtim të rrugës regjionale Prizren-Suharekë, me ç’rast i dëmtuari O.K., pëson plagë të rënda trupore me pasoja të përhershme në shëndet, kurse i dëmtuari I.K., pëson dëmtime të lehta trupore me pasoja të përkohshme në shëndet.

Në këtë mënyrë të akuzuarit L.L., A.A., dhe E.G., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Grabitja në tentativë” sipas KPRK-së.

“Po ashtu, pas shkrepjes me armë e duke marrë parasysh se në ato momente kanë qenë të pranishëm një numër i madh i njerëzve, kanë shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve apo dëm të konsiderueshëm pasuror për të lartpërmendurit, kësodore kanë bashkëkryer veprën penale ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ sipas KPRK-së.

Po ashtu, të njëjtit me përdorim të forcës, në grup dhe me armë në mënyrë të kundërligjshme përvetësojnë pasurinë e luajtshme të personit tjetër, ashtu që pasi  largohen  nga vendi i ngjarjes të përshkruar si më lartë, gjatë ikjes me automjetin e tyre, bëjnë aksident me një automjet, vazhdojnë rrugës regjionale Prizren-Suharekë dhe kur arrijnë afër fshatit Lubizhdë zbresin nga automjeti, pastaj me armë të zjarrit në duar, me dhunë e nxjerrin nga një automjeti, pronarin – të dëmtuarin S.Sh., dhe me këtë automjet vazhdojnë rrugën disa qindra – metra deri tek një pompë e derivateve, të cilët të armatosur zbresin nga vetura, dhe me dhunë nga punëtori i pompës marrin një bidon të cilin e mbushin me karburant, e pastaj me shpejtësi me automjetin e lartpërmendur, kthehen tek automjeti i tyre, të cilin e djegin dhe ikin nga vendi i ngjarjes për në drejtim të Suharekës. Kësodore, kanë bashkëkryer veprën penale “Grabitja””, thuhet më tej.

“Gjithashtu, të njëjtit me automjetin e grabitur, largohen nga vendi ku e kanë djegur veturën e tyre, në fshatin Lubizhdë-Komuna e Prizrenit, dhe kur arrijnë, në Suharekë, ballafaqohen me patrullën policore ku në ikje, nga xhami i pasëm i veturës shkrepin në drejtim të patrullës së policisë, të cilët përveç që ata i rrezikojnë njëherit, i rrezikojnë edhe kalimtarët e rastit, në këtë mënyrë  të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’”, thuhet më tej në njoftim.

Po ashtu, të njëjtit ikin nga Suhareka dhe arrijnë në fshatin Murg-Komuna e Skenderajt, në tërësi e djegin automjetin dhe kësisoj i shkaktojnë dëm material pronarit të saj – të dëmtuarit S.Sh, mbi 5.000 Euro. Kësodore, kanë bashkëkryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sipas KPRK-së.

Ndërsa, i akuzuari E.Sh., me dashje ka ndihmuar në shmangien e zbulimit ose arrestimit të kryesve të veprave penale, në atë mënyrë që me datë 15.11.2021 në orët e vona të natës afër shtëpisë së tij në fshatin Shkabaj-Komuna e Obiliqit (Kastriotit), takohet me të pandehurit e armatosur L.L, A.A dhe E.Sh dhe me automjetin e tij fshehurazi i dërgon në Prishtinë. Në këtë mënyrë, ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” të KPRK

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. 

Gjithashtu lexoni:

Mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Kosova News 29/03/2023 29/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc
08:53 -27/07/2026
Konjufca pret në takim ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad
08:49 -27/07/2026
Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale
21:21 -26/07/2026
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta
20:11 -26/07/2026
Arbër Zeneli shënon dhe asiston në fitoren e Elfsborgut ndaj Malmos
20:06 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?