KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dhunimet gjatë luftës në Kosovë – 1402 grave dhe 71 burrave u aprovohet statusi i personave të dhunuar
Politikë

Dhunimet gjatë luftës në Kosovë – 1402 grave dhe 71 burrave u aprovohet statusi i personave të dhunuar

Kosova News
Kosova News 14:55 -28/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

1881 aplikacione janë pranuar nga Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, ndërsa edhe 58 të tjerë janë në shqyrtim. Prej tyre janë 1402 gra dhe 71 burra.

Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e këtij komisioni qeveritar, Leonora Selmani.

Gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Selmani tha se mandati i tyre është zgjatur edhe për tri vjet.

“Deri sot nga 1939 aplikacione, janë trajtuar 1881 dhe 58 janë në shqyrtim. Në vitin 2023 janë 68 aplikime, pra në vetëm 3 muajt e parë. Të aprovuara deri më tani janë afër 1473 raste. Tre panele intervistuese po bëhen brenda një muaji. Shumë raste vendosen edhe pa qenë prezentë në intervistë, në bazë të dokumenteve. Këtu është keqkuptuar sepse është menduar se duhet të ketë shumë dokumente, dhe kjo nuk është e vërtetë ajo çka na duhet neve është vetëm tregimi, vetëm storia. Në qoftë se e kemi refuzuar herën e parë, ajo mund të ketë diçka më shumë kur të vijë herën e dytë. Përveç anëtarëve që e hapin dosjen, askush tjetër nuk e hap. Nuk ka emër dosja, vetëm kod, në mënyrë që t’i ruhet konfidencialiteti”, tha kryetarja e komisionit, Leonora Selman.

Kurse deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi pyeti se sa raste janë të aprovuara në bazë të gjinisë, teksa Selmani tha se janë 1402 gra dhe 71 burra.

Kryetarja e këtij Komisioni parlamentar, Duda Balje, pyeti për konfidencialitetin kur gruaja shkon në bankë për t’i marrë paratë, ndërsa aty përshkruhet edhe arsyeja se nga vjen ajo shumë.

Selmani iu përgjigj duke thënë se ajo njihet vetëm si viktimë civile, e që raste të tilla ka shumë.

Gjithashtu lexoni:

“Çka po do opozita?” – deputeti i VV-së publikon “skenarin” e dështimit të seancave të Kuvendit

Tentim i tmerrshëm në mes të ditës: Pejani tenton ta përdhunojë ish-partneren në tualetin e kafenesë

Kanosi policin përmes rrjeteve sociale – arrestohet i dyshuari nga Podujeva

Kosova në bllokadë politike, institucione të reja apo zgjedhje të jashtëzakonshme?

Vdes në QKUK një punëtor, pësoi lëndime të rënda në fabrikën e tullave në Gjakovë

Kosova News 28/03/2023 28/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytetet e së ardhmes mund të ndërtohen me lavë
11:22 -06/07/2025
Përmbytjet në Teksas, mbi 51 viktima e dhjetëra të zhdukur. Vijojnë kërkimet
11:20 -06/07/2025
Pse Trump nuk dëshironte t’i shtrëngonte duart me Merkelin?
11:17 -06/07/2025
Së shpejti, chatbot do t’ju dërgojnë mesazhe “të pakërkuara”
11:13 -06/07/2025
Armëpushimi në Gaza – Bisedime në Katar, Izraeli: Shkojmë, por kushtet e Hamasit, të papranueshme
11:04 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?