KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidenca: Nuk ka asnjë pengesë që derisa të vendoset çështja e emërimit të Kryeprokurorit, U.D t’i ushtroj të gjitha kompetencat
Politikë

Presidenca: Nuk ka asnjë pengesë që derisa të vendoset çështja e emërimit të Kryeprokurorit, U.D t’i ushtroj të gjitha kompetencat

Kosova News
Kosova News 16:19 -27/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Çështja e Kryeprokurorit të Shtetit do të jetë temë edhe në të ardhmen, kjo pasi që ende nuk ka as refuzim e as dekretim të Blerim Isufaj në krye të këtij institucioni.

Në një deklaratë nga Zyra e Presidentes ka thënë se në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdimësi është angazhuar për ndërmarrjen e veprimeve që rrisin besimin e qytetarëve në institucionet e vendit, duke përfshirë sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës dhe sistemin prokurorial si një hallkë qendrore të këtij sistemi.

‘Procedurat e zhvilluara në Këshillin Prokurorial të Kosovës për propozimin e kandidatit për Kryeprokurorit të Shtetit, siç tashmë jeni të informuar edhe nga organizata dhe vëzhgues të pavarur vendor, është përcjellë me raportime e reagime për parregullsi të shumta. Po ashtu, shqetësime lidhur me mbarëvajtjen e procedurave të zhvilluara në KPK-ja, janë shprehur publikisht edhe nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët në vazhdimësi kanë mbështetur ndërtimin dhe zhvillimin e sistemit prokurorial në vendin tonë”, thotë Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencë.

Sipas tij lidhur me procedurën e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, janë zhvilluar procese gjyqësore në gjykatat e rregullta përkitazi me kontestimin që i është bërë procedurës së zhvilluar në KPK, për propozimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Presidentja konsideron se në dritën e vërejtjeve dhe kontestimeve serioze që i janë bërë procedurës së zhvilluar në KPK, është e nevojshme që të pritet shterimi i të gjitha mundësive dhe afateve kushtetuese dhe ligjore që palët kanë për të adresuar në rrugë gjyqësore të gjitha pretendimet për parregullsi dhe shkelje ligjore që janë ngritur lidhur me këtë procedurë, duke përfshirë edhe afatin për të proceduar lëndën në Gjykatën Kushtetuese”, deklaron Kupina.

“Dëshiroj të vëjë në dukje se nuk ekziston asnjë pengesë  kushtetuese dhe ligjore që, derisa të vendoset çështja e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të ushtrojë të gjitha kompetencat dhe të kryej të gjitha veprimet e nevojshme, që bien brenda kompetencave të Kryeprokurorit të Shtetit”, përfundon ai.

Sipas tij,  Presidentja e Republikë së Kosovës, si garantuese e funksionimit kushtetues të institucioneve kushtetuese, rikonfirmon përkushtimin e saj për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, brenda afateve dhe autorizimeve të saja kushtetuese, që kontribuojnë në pavarësinë dhe integritetin e sistemit prokurorial dhe që forcojnë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Ndryshe Këshilli Prokurorial i Kosovës  kishte votuar unanimisht në vitin 2022 për Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit, i cili ishte propozuar për dekretim tek presidentja./telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Kosova News 27/03/2023 27/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Sulmet ruse në Kiev lënë nëntë të vdekur
10:28 -01/08/2026
Çmimi i naftës shkon në 1.77 euro për litër, Ministria publikon çmimet tavan për sot
10:08 -01/08/2026
Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve
09:46 -01/08/2026
Rama publikon pamjet e automjeteve të para ushtarake “Made in Albania”, nis prodhimi sipas standardeve të NATO-s
09:21 -01/08/2026
Sot moti kryesisht me diell dhe i nxehtë
08:57 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?